0 0
10 fakte interesante për kuzhinën italiane

10 fakte interesante për kuzhinën italiane

Udhëzimet

Shpërndaje

Kuzhina tradicionale italiane është sot ndër kuzhinat më të preferuara në botë. Njësoj ndodh edhe tek ne. Rrallë kush mund ta imagjinojë një javë pa shijen e picës, lazanjes apo makaronave të shijshme.

Nëse edhe ju jeni ndër adhuruesit e kuzhinës italiane, ju sjellim disa fakte interesante rreth saj, që besojmë do t’iu pëlqejnë.

 

  1. 13 shkurti është Dita Ndërkombtare e të ngrënit ushqim Italian
  2. Proshuta italiane ka qenë e ndaluar në SHBA deri në vitin 1989, ndërsa mortadella është legalizuar vetëm në vitin 2000. Mishi special Italian i njohur si zampone është akoma i ndaluar në SHBA, ndërsa arsyet për ndalimin e tij nuk bëhen publike.
  3. Sipas traditës, italianët në fakt, nuk i vendosin qoftet në salcën me domate për shpageta. Në vend të kësaj, ato servohen në një pjatë të vecantë.
  4. Salca e domates ka nisur të shërbehet me shpageti vetëm në shekullin e 18-të.
  5. Në botë ekzistojnë 600 versione të pastës italiane.
  6. Kreu I Kishës Romane Katolike ka qenë ai që në shekullin e 13-të ka vendosur një standard për kualitetin e pastës. Sot e asaj dite, pasta nuk guxon të jetë nën atë standard.
  7. Një person i rëndomtë në Itali, konsumon 30 kg pasta në vit, ndërkohë që përqindja e konsumimit të pastës në vende të tjera të botës për një person është afro 5 kg.
  8. Fabrikën e parë për prodhimin e pastës italiane e ka hapur familja Agnes, në afërsi të qytetit të Gjenovës, në vitin 1824.
  9. E famshmja pasta “carbonare” është ushqim tradicional I qytetit të Romës.
  10. Pica është gatuar për herë të parë në Napoli në vitin 1889.
(Visited 348 times, 8 visits today)
i mëparshmi
Sutliash portugez
i ardhshmi
Krem supë me kungulleshka
  • 348 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Sutliash portugez
i ardhshmi
Krem supë me kungulleshka