0 0
5 arsye përse duhet të hani sa më shumë qepë të kuqe

5 arsye përse duhet të hani sa më shumë qepë të kuqe

Directions

Share

Sido që t’i konsumoni, të gatuara apo jo, nga qepët organizmi ka shumë për të përfituar. Nëse deri më tani u keni bërë naze, për shkak të aromës karakteristike (kjo nga nivelet e squfurit) kur të lexoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , problemin e mësipërm as do e merrni më në konsideratë.

Komponimet e squfurit në qepë formohen përmes një reaksioni enzimatik sa herë që shtypen ose priten. Sipas studimeve, këto komponime të squfurit vijnë me shumë përfitime shëndetësore, por e mira është që qepët të konsumohen të pagatuara për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese. Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke ulur kështu rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu, këto komponime mund të zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit jo të shëndetshëm në trupin tuaj. Më poshtë keni 5 arsye se përse qepët e kuqe duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor !

1. Veti anti-inflamatore

Sipas një studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin një enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.

2. Nxit sistemin imunitar

“Polifenolet e pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë mund të ndihmojë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë gjithashtu zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse keni një reaksion alergjik.

3. Përbërës kundër qelizave të këqija

Nga të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit. Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, i cili është një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime mund të bëjnë që qelizat kanceroze të  vetëshkatërrohen.  Rritja e niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin e AND-së dhe indeve.

4. Shëndeti i zemrës

Qepët e kuqe përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në shëndetin  e zemrës. Gjithashtu, qepët e kuqe përmbajnë përbërës organosulfuri që ulin rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërkohë thiosulfinatet e pranishme në qepë veprojnë si hollues të gjakut natyral, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për goditje në tru. Por, duke qenë se shumica e studimeve janë përqendruar te kafshët, nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht efektet tek njerëzit.

5. Rregullimi i sheqerit në gjak

Kromi (një mineral shumë i rëndësishëm) i pranishëm në qepë ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Ndërsa, squfuri ndihmon në uljen e sheqerit në gjak duke nxitur prodhimin e insulinës. Një studim në 2010 në revistën Environment Health Insights raportoi se kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për individët me diabet. Individët me diabet tip 1 dhe tip 2 që konsumuan qepë të kuqe kanë treguar nivele më të ulëta të glukozës deri në 4 orë.

(Visited 160 times, 1 visits today)
previous
Krepa të mbushura me pazi
next
Sardele të skuqura
  • 160 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Krepa të mbushura me pazi
next
Sardele të skuqura