0 0
Amar El Deen

Amar El Deen

Përbërësit

1 kg kajsi
1 kg sheqer
lëngu i dy limonëve të vegjël lëng limoni
Kuzhina:

    Ky lëng-recel kajsish kryesisht bëhet në Lindjen e Mesme dhe emri i tij origjinal është Amar El Deen. Neve na ka pëlqyer sidomos kohëzgjatja e përgatitjes së tij-20 minuta. Bëjeni këtë lëng të shijshëm kajsish dhe siguroni recel për lyerjen e krepave gjatë gjithë dimrit. Me Shije!

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 95 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Kajsitë lahen e pastrohen, u hiqet bërthama dhe copëtohen. Vendosen në një tavë me fund të trashë.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Sipër ua hedhim sheqerin dhe kështu i lëmë të rrinë gjithë natën.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Të nesërmen tavën e vendosim në zjarr dhe lëmë të shkrijë sheqeri. Pastaj ulim temperaturën dhe masa zihet për afro 20 minuta, duke e përzier herë pas here.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Kajsitë do të zbuten dhe do të krijohet një masë e butë e trashë.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Pastaj masën e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet tërësisht. Kur të jetë ftohur, ia hedhim lëngun e limonit. Më pas masa bluhet në blender.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Masën e bluar e ruajmë në qeska ose kavanozë dhe e vendosim në frigorifer.

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Ndërkaq nëse doni të përgatisni lëng, menjëherë pas bluarjes, në masë shtoni ujë të zakonshëm ose të gazuar dhe akoma më shumë lëng limoni. Lëngu konsumohet i ftohtë.

    i mëparshmi
    Zëvendësuesit natyralë të sheqerit
    i ardhshmi
    Musaka me mish pule
    • 95 Pamje
    • 30 min
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    1 kg kajsi
    1 kg sheqer
    lëngu i dy limonëve të vegjël lëng limoni

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Zëvendësuesit natyralë të sheqerit
    i ardhshmi
    Musaka me mish pule