0 0
Bagetë me hudhër

Bagetë me hudhër

Ingredients

450 gr miell
300 ml qumësht
50 gr gjalpë
tharm të freskët buke
1 lugë e vogël sheqer
½ lugë e vogël kripë
1 të bardha vezësh
3 thelpinj hudhre
1 tufë magdanoz
Cuisine:

    Vështirë se do të mund t’i rezistoni shijes së kësaj bagete, prandaj për të larguar erën e hudhrës u rekomandojmë të përtypni disa fije magdanozi e më pas t’i përpini ato. Pas kësaj, mund të hani nga kjo bukë sa të doni!

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 1,063 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Tharmin fermentojeni me qumësht të ngrohtë dhe shtojani sheqerin dhe pak miell.

    Step 2
    Mark as Complete

    Lëreni të pushojë derisa të dyfishohet në masë.

    Step 3
    Mark as Complete

    Pastaj tharmin e fermentuar bashkojeni me qumështin e mbetur, gjalpën e shkrirë dhe miellin.

    Step 4
    Mark as Complete

    Masën e fituar ngjisheni mirë dhe lëreni të pushojë në një vend të ngrohtë, derisa të dyfishohet në masë.

    Step 5
    Mark as Complete

    Pastaj ngjisheni edhe një herë dhe ndajeni në disa toptha.

    Step 6
    Mark as Complete

    Topthat e brumit le të pushojnë edhe 20 minuta të tjera. Pastaj me duar jepjuni formën e fitilit (zgjatini).

    Step 7
    Mark as Complete

    Bukët e formuara renditini në tepsinë e lyer me yndyrë dhe të spërkatur me miell. Piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë.

    Step 8
    Mark as Complete

    Dhjetë minuta para se t’i nxirrni nga furra, lyejini me përzierjen e një të bardhe veze dhe hudhrës e magdanozit të grirë imët.

    Step 9
    Mark as Complete

    Ju bëftë mirë.

    previous
    Pesto me kungulleshka
    next
    Tavë me spinaq
    • 1,063 Views
    • 2 hr
    • Vështirësia: Medium
    • 180 grade

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    450 gr miell
    300 ml qumësht
    50 gr gjalpë
    tharm të freskët buke
    1 lugë e vogël sheqer
    ½ lugë e vogël kripë
    1 të bardha vezësh
    3 thelpinj hudhre
    1 tufë magdanoz

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Pesto me kungulleshka
    next
    Tavë me spinaq