
Bakllava
Pavarësisht cfarë ëmbëlsirash gatuajmë në shtëpitë tona, bakllavaja vazhdon të mbetet mbretëresha e të gjitha deserteve për shqiptarët. Po ndajmë me ju njërën nga recetat e shumta për gatimin e saj.
Ingredients
-
3 të kuq të vesë
-
1 vezë
-
1 gotë caji turk qumësht
-
1 gotë caji turk vaj
-
1 gotë caji turk ujë
-
1 pluhur pjekurinash
-
1 lugë gjelle uthull
-
me maje të gishtave sheqer
-
me maje të gishtave kripë
-
niseshte
-
gjalpë
-
Për sherbetin:
-
2 kg sheqer
-
ujë
-
limon
Directions
Brumi për bakllavanë bëhet duke përdorur të gjithë përbërësit e mësipërm. E punojmë mirë me duar duke krijuar një topth të butë.
Pastaj, brumin e vendosim në një qese të lyer me vaj dhe e lëmë të pushojë në frigorifer gjatë natës.
Të nesërmen brumi ndahet në kulec të vegjël (dalin 36 kulec pak më të mëdhenj se kokrra e arrës).
Pastaj kulecët mbulohen me celofan dhe lihen të pushojnë një orë.
Më pas spërkaten me niseshte dhe tëhollohen nga dy peta njëherësh. Secila petë spërkatet me gjalpë të shkrirë.
Mbushjen e bëni sipas dëshirës, por neve personalisht më shumë na pëlqen mbushja me arra.
Ky brumë është shumë i përshtatshëm për bakllavatë e mbështjellura në formë të rolesë, por edhe për bakllavanë tradicionale.
Para futjes në furrë, bakllavasë i hidhet gjalpa e shkrirë më parë. Piqet për afro 4 orë në furrën e parangrohur në 150 gradë.
Për sherbetin:
2 kg sheqer përzijini me 1 litër e gjysëm ujë dhe disa thela limoni. Vendoseni në zjarr dhe aromatizojeni me një shkop kanelle. Llogarisni që ta lini edhe 10 minuta pasi ka marrë valë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet për 10 minuta. Pastaj hidhjani bakllavasë së nxehtë.
Ingredients
3 të kuq të vesë | |
1 vezë | |
1 gotë caji turk qumësht | |
1 gotë caji turk vaj | |
1 gotë caji turk ujë | |
1 pluhur pjekurinash | |
1 lugë gjelle uthull | |
me maje të gishtave sheqer | |
me maje të gishtave kripë | |
niseshte | |
gjalpë | |
Për sherbetin: | |
2 kg sheqer | |
ujë | |
limon |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

