0 0
Bakllavë

Bakllavë

Përbërësit

1 kg miell
7 vezë 4 të plota dhe 3 të kuqtë
230 ml vaj
250 ml qumësht
1/2 kg gjalpë të shkrirë
niseshte
Për mbushjen:
1/2 kg arra
1 lugë e vogël kanellë
Për sherbetin:
1.4 kg sheqer
800 ml ujë
2 lugë gjelle lëng limoni
Kuzhina:

    Bakllavaja është mbretëresha e çdo sofre festive. Po ndajmë me ju recetën për të gatuar një bakllava tradicionale dhe Me Shije!

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 1 467 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Fillimisht përgatisim mbushjen duke bashkuar në një tas arrat e grimcuara me kanellën.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Në një enë të madhe, rrahim vezët me ndihmën e një teli kuzhine, shtojmë qumështin, vajin dhe pak nga pak miellin derisa të përftojmë një brumë të butë.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    E ndajmë brumin në 4 pjesë të barabarta dhe secilën prej këtyre pjesëve në 15 sfera të vogla, pra gjithsej duhet të përfitojmë 60 sfera, të cilat më pas do të hapen në petë. Ndërkohë që hapim petët, pjesën tjetër të brumit e mbulojmë me një pecetë të lagur në mënyrë që të mos thahet.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Në tavolinën e punës, hedhim pak niseshte dhe hapim një sferë brumi me diametër 15-17cm (në varësi të tavës që do të përdorni për të pjekur bakllavanë), të cilën nuk harrojmë ta spërkasim me niseshte edhe në sipërfaqe në mënyrë që të hapet sa më lehtë dhe të mos çahet.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Veprojmë në këtë mënyrë derisa të kemi hapur 15 peta, më pas i vendosim njëra sipër tjetrës dhe e hapim në një petë të vetme.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    E vendosim petën e parë të përbërë nga 15 peta të holla në tavën e lyer me gjalpë dhe i hedhim 1/4 e gjalpit të shkrirë në sipërfaqe. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me petat e tjera, duke formuar edhe 3 peta të përbëra nga 15 peta të holla.

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Sipër 15 petave që vendosem në tavë dhe i spërkatim me gjalpë, vendosim edhe 15 të tjera dhe më pas shtrojmë mbushjen me arra. E spërkasim sipërfaqen me 1/4 e gjalpit, shtrojmë grupin e tretë dhe të katërt të petave dhe në fund e spërkasim sipërfaqen me gjalpin e mbetur.

    Hapi 8
    E kam përfunduar këtë hap

    E presim në formë rombesh dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 150°C për 2-3.5 orë, apo derisa petat të kenë marrë ngjyrë të artë. Nëse vëmë re që sipërfaqja po merr shumë ngjyrë, e mbulojmë me një letër alumini dhe vazhdojmë pjekjen.

    Hapi 9
    E kam përfunduar këtë hap

    E lëmë në temperaturë ambienti dhe përgatisim sherbetin.

    Hapi 10
    E kam përfunduar këtë hap

    Vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. E ziejmë 7 minuta që nga fillimi i marrjes valë të sherbetit duke e përzier në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht.

    Hapi 11
    E kam përfunduar këtë hap

    Sherbetin e përgatitur ia hedhim bakllavasë tashmë të ftohtë.
    Ju bëftë mirë.

    i mëparshmi
    Bukë bananesh me dredhëza
    i ardhshmi
    Sallatë me kuskus
    • 1 467 Pamje
    • 4 hr
    • Vështirësia: Mesatare
    • 150 grade

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    1 kg miell
    7 vezë 4 të plota dhe 3 të kuqtë
    230 ml vaj
    250 ml qumësht
    1/2 kg gjalpë të shkrirë
    niseshte
    Për mbushjen:
    1/2 kg arra
    1 lugë e vogël kanellë
    Për sherbetin:
    1.4 kg sheqer
    800 ml ujë
    2 lugë gjelle lëng limoni

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Bukë bananesh me dredhëza
    i ardhshmi
    Sallatë me kuskus