0 0
Bullguri – një burim i plotë mineralesh

Bullguri – një burim i plotë mineralesh

Kuzhina:

    Udhëzimet

    Shpërndaje

    Drithi i bullgurit mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë, por do të habiteni kur të mësoni se sa shumë vlera ka ai. Bullguri është një drithë që përmirëson tretjen, stimulon rritjen dhe zhvillimin, qarkullimin e gjakut, gjumin, parandalon sëmundjet kronike dhe mbron sistemin imunitar.

    Bullguri është pjesë e gatimeve tradicionale të Lindjes së Mesme, Indisë ose Evropës, por atë mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarketet e vendit tonë duke qenë se ky drithë ka qenë gjithnjë pjesë e gastronomisë shqiptare dhe kosovare.

    Bullguri është në fakt një drithë që prodhohet nga disa lloje gruri. Ai gatuhet shumë shpejt, dhe si rrjedhojë është nga ato ushqime tek të cilat mund t’i varësh shpresat, jo vetëm për të shuar urine, por edhe për të kënaqur shijen. Mielli i bullgurit përdoret për përgatitjen e makaronave, bukës ose sallatave me drithëra të ngrohta ose të ftohta.

    Mielli i bullgurit, sipas të dhënave të AgroWeb, përmban sasi të larta të hekurit, magnezit, kaliumit, zinkut, niacinës, bakrit, fosforit, manganit, fibrës dhe proteinës dietike.

    Në të gjenden pak kalori dhe yndyrna, gjë që e bën këtë produkt të rëndësishëm për njerëzit që duan të humbasin peshë. Të gjithë përbërësit e bullgurit i japin organizmit një mburojë të mirëfilltë ndaj sëmundjeve.

    Vlerat shëndetësore të bullgurit

    Përmirëson tretjen.

    Sasitë e larta të fibrës dietike, ndihmojnë në proçesin e tretjes dhe parandalojnë një sërë simptomash, siç janë konstipacioni, fryrjet apo tretja e ngadaltë. Mielli i bullgurit është ndjeshëm më i pasur me fibër se drithërat e tjerë të zakonshëm.

    Ndihmon kundër diabetit. Ky miell, sipas kërkimeve të AgroWeb, përmban më shumë karbohidrate komplekse se sheqernat e thjeshtë ose mielli i përpunuar. Mielli i bullgurit arrin të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe optimizon çlirimin e insurinës. Në këtë mënyrë ai ndihmon të parandalojë shpërthimet e sheqerit në gjak, që mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Forcon kockat. Me kalimin e viteve dendësia e mineraleve në kocka, nis e bie. Rrjedhimisht ne kemi nevojë për fosfor, mangan dhe hekur që të mbajmë kockat sa më të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën. Mielli i bullgurit ofron minerale të tilla me tepricë, duke e bërë atë të jashtëzakonshëm për kockat.

    Mbron zemrën. Fibra ka një efekt të pakrahasueshëm kundër akumulimit të kolesterolit në zemër. Mielli i bullgurit është i pasur me fibër, por kjo nuk është e vetmja mënyrë se si ky drithë ndihmon zemrën. Tek mielli i bullgurit gjeni kalium që arrin të ulë tensionin e gjakut, por edhe lehtëson barrën e enëve të gjakut dhe arterieve.

    Forcon imunitetin.

    Larmishmëria e vitaminave dhe mineraleve që gjenden tek mielli i bullgurit ka një ndikim të madh në sistemin tonë imunitar. Zinku në veçanti e bën sistemin imunitar më të fortë. Mielli i bullgurit ka sasi domethënëse të zinkut duke plotësuar 20 përqind të nevojave ditore.

    Përmirëson qarkullimin. Hekuri është një mineral thelbësor në dietën tone, që ka një ndikim të fortë në sistemin e qarkullimit. Mungesa e hekurit shkakton aneminë e cila shoqërohet me dobësi, çrregullime, lodhje dhe probleme me stomakun. Një racion standard me miell bullguri plotëson 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.

    Ndihmon të humbisni në peshë. Fibra tek mielli i bullgurit bën që ju të ndiheni të ngopur për shumë gjatë, dhe si rrjedhojë të mos e teproni me ngrënien mes vakteve. Nga ana tjetër, ky drithë ka sasi të vogla kalorish dhe yndyrnash gjë që e bën perfekt për ata që duan të humbasin në peshë.

    Ndihmon me gjumin. Nivelet mbresëlënëse të magnezit që gjenden tek ky drithë ndihmojnë dhe përmirësojnë gjumin, sepse ky mineral ka një ndikim në qetësimin e transmetuesve nervorë. Ky veprim ka një efekt domino në qetësimin e sistemit nervor dhe të trurit dhe si rrjedhojë, ju do të flini më mirë dhe më gjatë. Ata që vuajnë nga pagjumësia dhe çrregullime të tjera të gjumit duhet ta përfshijnë miellin e bullgurit në dietën e tyre për disa javë dhe do të shohin ndryshimet e pritura./AgroWeb.

    (Visited 997 times, 1 visits today)
    i mëparshmi
    Sallatë Nicoise
    i ardhshmi
    Bukë pa gluten
    • 997 Pamje
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Sallatë Nicoise
    i ardhshmi
    Bukë pa gluten