0 0
Disa mënyra si t’i mbani vezët të freskëta për një kohë të gjatë

Disa mënyra si t’i mbani vezët të freskëta për një kohë të gjatë

Directions

Share

Vezët kanë mbrojtjen e tyre natyrale lëvozhgën, e cila i mbron nga bakteret e jashtme, duke ndihmuar që jetëgjatësia e tyre në rafte, të jetë më e madhe. Lëvozhga nuk ka pore që mund të komprometojnë cilësinë e vezëve, në qoftë se ato nuk ruhen siç duhet në frigorifer.

Shpesh na mundon pyetja nëse janë apo jo të freskëta vezët dhe ku duhet t’i ruajmë? Në fakt është e mundur që të mbani vezët tuaja të freskëta për disa javë, pa frikën se ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Shtrojmë një shtresë kripë në fund të një ene, i lyejmë vezët me yndyrë (dhjam, vaj) dhe i zhysim në kripë. Veza e ruajtur në kripë nuk prishet për disa muaj. Vezët ruhen edhe më gjatë nëse enën me kripë e termoizolojmë (duke e mbajtur në një kuti të mbushur me gazeta, apo rrecka, pupla etj.)

Një metodë kineze e ruajtjes së vezëve është ruajtja e tyre në një përzierje argjile, çaji kinez, hiri, kripë dhe gëlqere. Përzierja është bazike, përmbajtja e vezës merr PH bazik deri në 12 a më shumë, dhe nuk prishet. Kjo quhet veza njëqindvjeçare.

Kutia origjinale, sipas teknologëve të ushqimit, me të cilën tregtohen vezët, e cila është prej kartoni, është shumë e mirë. Parandalon thyerjet aksidentale dhe mbron vezët në mënyrë që të mos thithin aromat ose të ndryshojnë shijen, ndikuar nga ushqimet e tjera gjatë magazinimit.

Këshilla

 

Kontrollojini vezët para se t’i vendosni në frigorifer. Hidheni ndonjërën prej tyre nëse është e plasaritur, sepse mund të prishet kollaj. Kështu do të ndikojë edhe cilësinë e ruajtjes së vezëve të mbetura në kutinë e kartonit.

 

Nëse një vezë e plasaritur është derdhur mbi kuti, transferojini dhe vezët e tjera në një kuti kartoni të pastër, ose në një enë tjetër. Vendi më i përshtatshëm për të ruajtur vezët është në raftin e mesit apo në atë të fundit, në frigorifer.

 

Mos i vendosni kurrë vezët tek dera e frigoriferit, sepse aty ndodh edhe ndryshimi më i madh i temperaturës. Vezët mund t’i përdorni brenda 30 ditëve, pas datës së stampuar në kutinë e kartonit, por gjithmonë nëse janë ruajtur në këto kushte.

 

Përpiquni të blini vezët që kanë datë sa më të largët skadence, gjithmonë.

(Visited 415 times, 1 visits today)
previous
Krem kajsie- më i shijshëm se akullorja
next
I mrekullueshmi vaj i jaseminit
  • 415 Views
  • Vështirësia: Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Krem kajsie- më i shijshëm se akullorja
next
I mrekullueshmi vaj i jaseminit