0 0
Domate në turshi

Domate në turshi

Përbërësit

2 kg domate
10 thelpinj hudhre
1 rrikë/rrepë
3-4 tufa kopër
1-1.5 L ujë
2-3 lugë të mesme kripë

Këto domate janë kondimenti perfekt për të pasur në frigoriferin tuaj. Mund ta përdorni në sanduiçe apo si shoqërues.

Përbërësit

Udhëzimet

Shpërndaje
(Visited 2 646 times, 1 visits today)
Hapi 1
E kam përfunduar këtë hap

Vlojmë ujin në një tenxhere të madhe. Shtojmë kripën dhe përziejmë që të tretet, dhe pastaj ulim temperaturën.
Marrim 5 kavanozë të sterilizuar dhe në çdo kavanoz hedhim 2 thelpinj hudhre, rrepën e grirë dhe kopër në mënyrë të barabartë.

Hapi 2
E kam përfunduar këtë hap

Shtojmë domatet nëpër kavanozë, duke i shtypur që të jenë të vendosur ngushtë. Shtojmë edhe pjesën e mbetur të rrepës dhe të kopërit, hedhim lëngun e ngrohtë dhe i mbyllim mirë kavanozët.

Hapi 3
E kam përfunduar këtë hap

I lëmë kavanozët në temperaturë dhome, duke i mbuluar me pecetë. Pas 4-5 dite fermentimi në temperaturë dhome, transferojmë kavanozët në frigorifer ose një vend të freskët dhe i lëmë të fermentohen për 2-3 javë. Ju bëftë mirë!

i mëparshmi
Makarona Carbonara me pulë
i ardhshmi
Vezë të fërguara me pesto
  • 2 646 Pamje
  • 14 ditë e 30 min
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përbërësit

2 kg domate
10 thelpinj hudhre
1 rrikë/rrepë
3-4 tufa kopër
1-1.5 L ujë
2-3 lugë të mesme kripë

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Makarona Carbonara me pulë
i ardhshmi
Vezë të fërguara me pesto