
Gjellë e shpejtë stine
Cuisine:
Me pranverën vjen edhe nevoja për një laramani gjellërash, ku do të donim të përfshinim të gjitha perimet që sjell kjo stinë. Gjella në vazhdim është e tillë. Me Shije!
Ingredients
-
150 gr mish i bluar
-
250 gr kërpudha
-
70 gr presh (purrinj)
-
700 ml supë gjedhi
-
100 gr karrota
-
70 gr selino
-
1 spec
-
1 qepë
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 thelpinj hudhre
-
2 lugë domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh
-
kripë
-
piper i zi
-
magdanoz
Directions
Step 1
Mark as Complete
Në vaj fërgojmë preshin e qepën e kur të zbuten pak shtojmë selinon e prerë në katrorka dhe karrotën. Kriposim e piperosim sipas dëshirës.
Step 2
Mark as Complete
Më pas shtojmë edhe mishin e bluar, të cilin e fërgojmë për pak minuta duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë edhe specin e grirë imët, kërpudhat, hudhrën, salcën e domatesh dhe në fund supën e gjedhit.
Step 3
Mark as Complete
Tavën e mbulojmë me kapak dhe gjellën e ziejmë për 25-30 minuta. Përpara servimit e spërkasim me magdanoz.
Ingredients
Adjust Servings:
150 gr mish i bluar | |
250 gr kërpudha | |
70 gr presh (purrinj) | |
700 ml supë gjedhi | |
100 gr karrota | |
70 gr selino | |
1 spec | |
1 qepë | |
3 lugë gjelle vaj ulliri | |
2 thelpinj hudhre | |
2 lugë domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh | |
kripë | |
piper i zi | |
magdanoz |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

