0 0
Gjërat që nuk duhet t’i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

Gjërat që nuk duhet t’i bëni menjëherë pasi keni ngrënë

Directions

Share

Kujdesi për jetën dhe shëndetin tonë nuk është diçka e gabuar, por si mund ta bëjmë këtë? Sigurisht, duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke bërë më shumë aktivitet fizik etj. Pothuajse të gjithë duhet të kenë dëgjuar se nuk duhet të notojnë direkt pasi kanë ngrënë sepse mund të shkaktojë dhimbje barku, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë tjetër nuk duhet të bëni direkt pas një vakti ushqimor?

Disa gjëra që duhet t’i shmangni direkt pas ngrënies përfshijnë:

Të flesh gjumë menjëherë pas ushqimi

Fjetja menjëherë pasi keni ngrënë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore si fryrje të stomakut, refluks acid, gazra dhe gjumë të parehatshëm. Prisni të paktën 2-3 orë pas ushqimi që të bini në gjumë.

Të pish duhan

Ky zakon është shumë i zakonshëm në duhanpirësit kronikë, por studimet kanë treguar se mund të sjellë efekte negative në shëndet. Dëmi i pirjes së duhanit direkt pas ngrënies është i njëjti me atë të pirjes së 10 cigareve në të njëjtën kohë.

Të bësh dush

Zakonisht pasi hamë, gjaku nga periferitë si këmbët dhe duart lëviz drejt sistemit tretës. Por kur bëjmë dush, gjaku shkon në duar dhe këmbë duke bërë që të ketë më pak gjak që qarkullon në stomak, e kështu duke dobësuar sistemin tretës e duke shkaktuar tretje të ngadalësuar. Prisni të paktën 1-2 orë para se të bëni dush, pasi të keni ngrënë.

Të pini çaj apo kafe

Çaji dhe kafja janë disa nga pijet që duhet të merren përpara ushqimit, pasi nëse pini kafe apo çaj direkt pasi të keni ngrënë do pengoni trupin që të thithë hekurin nga ushqimi. Prisni të paktën një orë pas çdo vakti.

Të dilni për ecje

Prisni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë që të dilni për ecje, pasi e ecura direkt pas ushqimi mund të shkaktojë refluks acid dhe vështirësi në tretje. (Gazeta Shëndeti)

(Visited 256 times, 1 visits today)
previous
Si përgatitet boza dhe cilat janë vlerat ushqyese të saj
next
Supë antibiotik
  • 256 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Si përgatitet boza dhe cilat janë vlerat ushqyese të saj
next
Supë antibiotik