
Grizë me molla
Cuisine:
Një pjatë e ëmbël dhe freskuese e ç’është më e rëndësishmja, shumë e lehtë për t’u bërë.
Ingredients
-
500 ml qumësht
-
500 gr molla
-
5 lugë gjelle sheqer
-
4 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
-
½ lugë e vogël kanellë
-
sipas dëshirës fruta arrore
Directions
Step 1
Mark as Complete
Në qumësht shtoni 3 lugë gjelle grizë dhe 3 lugë sheqer dhe ziejini të gjitha bashkë derisa të trashet masa.
Step 2
Mark as Complete
Mollët e qëruara grijini në rende, mbulojini me 100 ml ujë dhe pjesën e mbetur të sheqerit.
Step 3
Mark as Complete
Ziejini bashkë derisa të zbuten mollët.
Step 4
Mark as Complete
Më pas bluajini me mikser dore, shtojani 1 lugë gjelle grizë dhe kanellën dhe ziejini bashkë derisa të trashet masa.
Step 5
Mark as Complete
Në fund, të dy masat e ziera bëjini bashkë. Masën e fituar zbrazeni nëpër enët përkatëse, hidhini edhe fruta arrore sipas dëshirës dhe shërbejeni.
Step 6
Mark as Complete
Ju bëftë mirë.
Ingredients
Adjust Servings:
500 ml qumësht | |
500 gr molla | |
5 lugë gjelle sheqer | |
4 lugë gjelle grizë/ermik/semolina | |
½ lugë e vogël kanellë | |
sipas dëshirës fruta arrore |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

