0 0
Gullash pule me shije curry

Gullash pule me shije curry

Ingredients

Adjust Servings:
1 Gjoks pule
2 qepë
3 thelpinj hudhre
3 karrota
3 bishtaja
patate
2 lugë të vogla curry
1 lugë e vogël kurkuma
1 lugë e vogël qimnon
1 lugë e vogël xhenxhefil i bluar
1 kanaçe qumësht kokosi
1/2 limon
spec chilli
qepë të reja
magdanoz
kripë dhe piper i zi
Cuisine:

    Ky gullash pule, do t’iu kujtojë ditët e ngrohta të verës, derisa kënaqeni me shijen e curryt në pjatën tuaj.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 533 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Perimet e pastruara pritini.

    Step 2
    Mark as Complete

    Qepën grijeni imët, karrotën në rrathë të hollë, patatet në kubikë të vegjël, bishtajave largojuni bishtat e më pas pritini në gjatësi prej 1 cm.

    Step 3
    Mark as Complete

    Mishin priteni në copë sipas dëshirës.

    Step 4
    Mark as Complete

    Në vaj ulliri kaurdiseni qepën. Pas karamelizimit të saj shtoni edhe mishin dhe të gjitha mëlmesat. Vazhdojeni fërgimin, derisa mishi i pulës të marrë një ngjyrë të bukur.

    Step 5
    Mark as Complete

    Më pas shtoni perimet. Së pari kaurdisini për pak kohë karrotat e më pas shtojuni patatet, bishtajat dhe hudhrën.

    Step 6
    Mark as Complete

    Ziejini për rreth 5 minuta e më pas shtojuni pak ujë ose lëng supe.

    Step 7
    Mark as Complete

    Vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta të tjerë e më pas shtoni gjysmën e qumështit të kokosit.

    Step 8
    Mark as Complete

    Zierjen vazhdojeni edhe për gjysmë ore ose derisa të zbuten perimet. Shtoni kripën e piperin dhe lëngun e gjysmë limoni.

    Step 9
    Mark as Complete

    Gjatë kohës sa gatuhet gullashi, priteni magdanozin dhe qepën e re dhe trazoijini bashkë.

    Step 10
    Mark as Complete

    Përzierjen hidhjani gullashit para servimit.
    Ju bëftë mirë. /Gastro

    previous
    Sufle me Nutella
    next
    Kek ekonomik me kokos
    • 533 Views
    • 1 hr
    • Serves 6
    • Vështirësia: Medium

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    1 Gjoks pule
    2 qepë
    3 thelpinj hudhre
    3 karrota
    3 bishtaja
    patate
    2 lugë të vogla curry
    1 lugë e vogël kurkuma
    1 lugë e vogël qimnon
    1 lugë e vogël xhenxhefil i bluar
    1 kanaçe qumësht kokosi
    1/2 limon
    spec chilli
    qepë të reja
    magdanoz
    kripë dhe piper i zi

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Sufle me Nutella
    next
    Kek ekonomik me kokos