
Gullash sipas irlandezëve
Shumica e njerëzve janë adhurues të gullashit. Ruajeni këtë recetë e mësoni se si e përgatisin atë irlandezët.
Ingredients
-
2 lugë gjelle vaj
-
1 kg mish qengji
-
2 qepë
-
3 rrënjë selinoje
-
4 karrota
-
1 l lëng mishi
-
900 gr patate
-
25 gr gjalpë
-
kripë dhe piper i zi
Directions
Furrën ngroheni në 200 gradë.
Në një tigan hidhni një lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle miell. Pastaj shtoni edhe mishin e prerë në kubikë të vegjël e skuqeni në zjarr të lartë.
Pas skuqjes, mishin lëreni në një pjatë.
Tek tigani ku keni skuqur mishin shtoni qepën, karrotën e selinon e prerë. Kaurdisini derisa të zbuten perimet.
Mishin e skuqur bashkojeni me perimet e pastaj largojini nga zjarri.
Vendosini në një enë më të thellë, shtojini lëngun e mishin e futini në furrën e parangrohur.
Patatet e prera në kubikë vendosini sipër perimeve e mishit. Sipër patateve vendoseni gjalpën e prerë në thela dhe tavën mbulojeni me folie alumini.
Lëreni të ziejë për një orë në furrë e pastaj largojani folien e aluminit. Vazhdojeni pjekjen edhe për 15 minuta të tjera, derisa patatet të mos marrin një ngjyrë të kuqrremtë.
Ju bëftë mirë.
Ingredients
2 lugë gjelle vaj | |
1 kg mish qengji | |
2 qepë | |
3 rrënjë selinoje | |
4 karrota | |
1 l lëng mishi | |
900 gr patate | |
25 gr gjalpë | |
kripë dhe piper i zi |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

