0 0
Hikrra, një ushqim i mrekullueshëm dhe i nënvlerësuar

Hikrra, një ushqim i mrekullueshëm dhe i nënvlerësuar

Udhëzimet

Shpërndaje

Po të pyesësh çdo student rus që studion jashtë vendit, mbi produktin e vetëm që do të merrnin nga shtëpia, është e sigurt që përgjigjia që do të marrësh është: hikrra.

Nëse vizitoni dyqanet me specialitete Ruse, të cilat i gjen në çdo kryeqytet Evropian (sidomos në ato vende ku ka shumë komunitete Ruse) dhe pyesni për ushqimet karakteristike të këtij vendi, përveç pelmenit apo kaviarit, ata do të të përgjigjeshin sërish: hikrra.

Rusët kanë një lidhje të ngushtë me hikrrën të cilën e quajnë grechka. Aq e fortë është kjo lidhje sa në Rusi ka një proverb që thotë: qulli i hikrrës është nëna jonë, buka e thekrës është ati ynë.” Historikisht, hikrra ka qenë një produkt mjaft i vlerësuar në Rusi, ndërkohë që pavarësisht vlerave të mëdha, vendet e tjera e injorojnë atë.

Mbaj mend që dikur pata lexuar një artikull të botuar në Huffington Post, me titullin ‘A e konsumon Hikrrën?’, që fillonte me këtë fjali: “Hikrra mund të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme që ti NUK po ha.”

Është e vërtetë, hikrra është një produkt që nuk shitet gjërësisht në dyqanet evropiane apo ato të Amerikës. Edhe në Shqipëri ajo mund të gjendet në dyqane të specializuara që shesin fruta të thata, ushqime të shëndetshme dhe produkte për stërvitje.

Historiku dhe përdorimet e hikrrës

Hikrra është jashtëzakonisht popullore në Kinë, ku është kultivuar që prej shekullit të 10-të deri në atë të 13-të. Prej asaj kohe, u shpërnda në Evropë dhe në Rusi, përkatësisht në shekullin e 14-të dhe në të 15-të.

Ishin Hollandezët ata që e sollën hikrrën në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 17-të. Hikrra prodhohet gjërësisht në Rusi dhe Poloni, ku luan një rol të rëndësishëm në kulinaritë e këtyre vendeve.

Hikrra gjithashtu rritet dhe kultivohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Francë, një vend ku përgatiten krepat më të mira të hikrrës. Një tjetër fakt interesant është që lulet e hikrrës janë shumë tërheqëse për bletët. Ato e përdorin nektarin e hikrrës për të prodhuar një mjaltë me aromë të fortë, ngjyrë të errët dhe shumë vlera ushqimore që është shumë i famshëm në Rusi.

Nëse keni mundësi, mos e lini pa provuar. Nuk do të pendoheni! Hikrra është e jashtëzakonshme për të zëvendësuar orizin. Mënyra ime e preferuar për të gatuar hikrrën është duke e bërë qull, me pak kripë, duke e përzier mirë për 10 minuta me gjalpë. Ju mund të shtoni mish, qepë, karrota, salcë domatesh dhe të gatuani një hikërr të veçantë.

Vlerat e hikrrës 

1. Përmirëson shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Parandalon diabetin. Konsumi i rregullt i hikrrës ul kolesterolin e lartë dhe tensionin e lartë të gjakut, sepse është i pasur me flavonoidë, veçanërisht rutin. Flavonoidë janë fitonutrientë që mbrojnë nga sëmundjet. Ato shumëfishojnë ndikimin e vitaminës C dhe shërbejnë si antioksidantë. Hikrra përmban edhe sasi të mëdha magnezi që qetëson enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Hikrra gjithashtu ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sheqernave në gjak.

2. Ofron proteina të tretshme.  Hikrra është një burim i jashtëzakonshëm i proteinave me bazë bimore (hikrra ka më shumë proteina se të gjitha llojet e orizit, grurit, melit ose misrit) dhe përmban 12 amino acide që japin energji dhe ndihmojnë me rritjen. Nëse jeni vegjetarian, hikrra është një ushqim i shkëlqyer për t’u përfshirë në dietën tuaj sepse përmban dy amino acide të rëndësishëm (lisinë dhe argininë) të cilat trupi nuk arrin t’i prodhojë dot dhe ka nevojë t’i marrë nga ushqimet.

3. Përmban sasi të mëdha fibre, ndihmon me tretjen dhe parandalon formimin e gurëve të tëmthit. Fibra e patretshme tek hikrra përshpejton lëvizjen e ushqimeve në zorrë, zvogëlon sekretimin e acideve të tëmthit (të cilat çojnë në formimin e gurëve të tëmthit) rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe ul trigliceridet.

4. Nuk përmban gluten dhe është një produkt jo-alergjik Disa mund të kujtojnë që hikrra është një drith, por në fakt është një farë fruti dhe në të vërtetë është një produkt shumë i sigurt për njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit apo ndjeshmëria e lartë ndaj grurit.

5. Ofron vitamina dhe minerale të rëndësishme Hikrra, edhe në formën e pluhurit është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, mineraleve si mangani, magnezi, zinku, hekuri dhe folati të cilat përmirësojnë tretjen, ndihmojnë me rritjen dhe rimëkëmbjen e muskujve dhe mbron organizmin ndaj ndikimit negativ të stresit në organizëm.

Hikrra, edhe në formën e pluhurit është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, mineraleve si mangani, magnezi, zinku, hekuri dhe folati të cilat përmirësojnë tretjen, ndihmojnë me rritjen dhe rimëkëmbjen e muskujve dhe mbron organizmin ndaj ndikimit negativ të stresit në organizëm. /AgroWeb

(Visited 943 times, 4 visits today)
i mëparshmi
Sallatë me tranguj e rrepka
i ardhshmi
Brownies
  • 943 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Sallatë me tranguj e rrepka
i ardhshmi
Brownies