0 0
Hudhra e zezë

Hudhra e zezë

Directions

Share

Keni dëgjuar ndonjëherë për hudhrën e zezë? Hudhra e zezë e cila ndryshe njihet si kushërira e hudhrës së bardhë gjenerohet nga përpunimi i hudhrës së bardhë.

Ky përpunim arrihet nëpërmjet një fermentimi. Vlen të përmendet që pavarësisht procesit, nëpër të cilin kalon hudhra e që quhet fermentim, ai në të vërtetë nuk është i tillë pasi nuk përfshinë procese mikrobiale.

Procesi i fermentimit të hudhrës ndodhë në kushte shumë strikte, në mënyrë që përmbajtja e saj të ruaj vlerat.

Hudhra përmbën sheqerna dhe amino acide, të cilët gjatë fermentimit prodhojnë melanoidën e cila është një substancë me ngjyrë të zezë që ndikon në nxirjen e hudhrës.

Procesi i tharmëtimit në prodhimin e hudhrës së zezë zvogëlon shijen djegëse dhe aromën e fortë. Shija e hudhrës së zezë është e ngjashme me atë të frutave të thata, e tymosur dhe pakëz e embël.

Gjithashtu shija e hudhrës mund të jetë e ndryshme nga hudhra në hudhër, sepse shija e tyre varet nga koha e tharjes. Është kjo shije e saj delikate që e bënë që të quhet nga mjeshtrit e kuzhinës si një ushqim i çmuar.

Hudhra e zezë mund të përgatitet edhe në kushte shtëpie ndaj më poshtë po u tregojmë se si.

Zgjidhni kokrrat e hudhrës së bardhë. Kokrrat duhet të jenë të pa prekura dhe të pa dëmtuara. Lajini me kujdes dhe mos harroni që t’i thani në një vend të freskët për më shumë se 6 orë.

Nuk është e nevojshme që t’i hiqni lëkurën e hudhrës ndaj ashtu sic janë pasi janë tharë vendosini në një tenxhere me temperaturë të kontrolluar 60 gradë celsius për rreth 30 ditë.

Ky proces nis dhe mbaron duke rritur dhe ulur nga pak temperaturën në të njëjtën kohë. Pasi hudhra të jetë gati mund t’i përdorni ashtu thelpinjtë e saj ose t’i përgatisni si një salcë kremoze për receta të ndryshme.

Hudhrën e zezë të përgatitur në shtëpi mund ta ruani deri në 3 muaj në frigorifer. Por nëse ky iu duket një rrugëtim i “gjatë” dhe që kërkon shumë kujdes, mund edhe ta blini të gatshme.

Mos u trembni sepse ky proces nuk ia pakëson vlerat hudhrës se zezë. Përvecse e shijshme, hudhra e zezë është edhe shumë e shëndetshme për organizmin tone. Ajo është dy herë më e pasur me antioksidantë sesa hudhra e bardhë.

Të gjithë përbërsit dhe vlerat fillestare që gjenden te hudhra e bardhë shumefishohen te ajo e zezë dhe kanë aftësi për uljen e kolesterolit. Gjithashtu hudhra e zezë mbron metabolizmin dhe është më e fuqishme në mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve falë përbërsit të njohur si Sallylcysteine i cili ndihmon në përthithjen e alicinës.
Jo më kotë hudhra e zezë quhet ndryshe” edhe mbretërësha e ushqimit.

(Visited 83 times, 1 visits today)
previous
Kek me mollë e puding vanilje
next
Qofte në furrë
  • 83 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Kek me mollë e puding vanilje
next
Qofte në furrë