0 0
Ja çfarë thonë ekspertët për zhytjen pas ushqimit

Ja çfarë thonë ekspertët për zhytjen pas ushqimit

Directions

Share

Ështe makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës dhe shpeshherë, shkak i betejave mes të rriturve dhe të vegjëlve të tyre kapriçoze.

Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, në Itali raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.

Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit (siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të lëvizë një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.

Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e vëllimit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proces dhe oksigjenimin e tyre dhe lëvizja e menjëhershme e gjakut mund të bllokojë tretjen.

Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen. Po atëherë, kur është koha më e mirë për tu hedhur në ujë pas ushqimit pa rrezikuar?

Përgjigja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me veshtirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tre orë përpara kredhjes. Ndërsa me një panine të thjeshtë apo ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.

(Visited 171 times, 1 visits today)
previous
Sultan kebabi
next
Sallatë me mish pule dhe perime
  • 171 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Sultan kebabi
next
Sallatë me mish pule dhe perime