0 0
Ja pse duhet të pini cdo ditë çaj me xhenxhefil dhe limon

Ja pse duhet të pini cdo ditë çaj me xhenxhefil dhe limon

Directions

Share

Kujdesi për shëndetin në rast epidemish ka shumë dimensione dhe një prej tyre është pirja e lëngjeve.

Një filxhan çaj me xhenxhefil dhe limon, jo vetëm që largon stresin por edhe përkujdeset për organizmin në mënyrën më fantastike.

Shton imunitetin 

Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C, që luan rolin e një antibiotiku natyral dhe shumë efikas.

Bioflavonoidët tek limoni parandalojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e qelizave tumorale.

Antioksidantët tek limoni zbusin inflamacionin dhe largojnë radikalet e lira.

Xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut që është thelbësore për një shëndet të mirë.

Diabeti

Kërkimet shkencore kanë hedhur dritë mbi faktin se pirja e rregullt e këtij çaji shmang dëmtimin e veshkave si pasojë e diabetit.

Niveli i lartë i zinkut tek xhenxhefili luan një rol kryesor në sekretimin e insulinës.

Kjo e fundit kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe mban diabetin nën fre.

Flokë dhe lëkurë perfekte

Ky çaj është i pasur me antioksidantë dhe vitamina që janë thelbësore për flokë, lëkurë dhe shëndet perfekt.

Kjo pije përmirëson tretjen dhe e mbron lëkurën nga infeksionet.

Një pije e pasur me vitamina dhe antioksidantë si kjo, përmirëson paraqitjen rinore të lëkurës.

Lufton mbipeshën

Xhenxhefili ndihmon për normalizimin e sheqernave në gjak.

Ai ndikon pozitivisht në aftësinë tuaj për të rënë në peshë ose për t’u ushqyer shëndetshëm.

Xhenxhefili përmirëson aftësitë përthithëse të yndyrës nga trupi dhe largon inflamacionin në mëlçi.

Aroma e limonit largon stresin gjithashtu.

Ndihmon tretjen 

Çaji me xhenxhefil dhe limon largon të përzierat dhe të vjellat.

Ky çaj rekomandohet edhe kundër problemeve me stomakun, urthin dhe tretjen.

Pija pikante përmirëson tretjen e ushqimeve dhe parandalon fryrjen.

Si ta përgatisni 

Grini hollë 2-3 cm xhenxhefil dhe ziejeni në ujë për 20 minuta.

Pas kullimit, shtoni dy lugë gjelle me lëng limoni dhe pak mjaltë dhe servireni.

Kjo pije rekomandohet të pihet çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Ajo largon stresin falë aromës së fortë dhe freskuese për trupin dhe trurin.

Provojeni dhe do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot energji!

(Visited 403 times, 1 visits today)
previous
Nuk dini me çfarë ta shërbeni gjoksin e pulës? Ja një ide.
next
Pulë me salcë kosi
  • 403 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Nuk dini me çfarë ta shërbeni gjoksin e pulës? Ja një ide.
next
Pulë me salcë kosi