
Kiflet e gjyshes
Kifle të ngrohta e të buta, recetën e të cilave e kemi marr nga libri i recetave të gjyshes.
Ingredients
-
3 vezë
-
10 gr tharm buke
-
400 ml qumësht
-
1 gotë sheqer
-
½ gotë vaj
-
afro 1 kg miell
-
marmelatë shege
-
Plus:
-
1 të kuq i vesë
Directions
Tharmin e bukës e fermentojmë me gjysmë gote qumësht të vakët.
Të gjithë përbërësit për brumin i bëjmë bashkë . Shtojmë edhe tharmin e fermentuar dhe nisim e bëjmë një brumë të butë, që nuk ngjitet për duarsh.
Brumin e mbuluar me folje plastike e lëmë të pushojë një orë. Pastaj e ndajmë në kulec, të cilët i tëhollojmë në madhësi të shuplakës së dorës.
Në mes të secilës petë hedhim një lugë të vogël marmelatë shege dhe mbështjellim kiflet.
Kiflet e përgatitura i rendisim në tepsinë e lyer me vaj dhe i lëmë të pushojnë në vend të ngrohtë edhe një orë.
Pas kësaj, secilën kifle e lyejmë me të kuqin e trazuar të një veze dhe e spërkasim me sheqer.
Kiflet e gatuara kështu piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë (derisa të marrin ngjyrë të kuqe të mbyllur)
Ingredients
3 vezë | |
10 gr tharm buke | |
400 ml qumësht | |
1 gotë sheqer | |
½ gotë vaj | |
afro 1 kg miell | |
marmelatë shege | |
Plus: | |
1 të kuq i vesë |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

