0 0
Krem bananesh- ilaci më i mirë kundër kollës

Krem bananesh- ilaci më i mirë kundër kollës

Kuzhina:

    Udhëzimet

    Shpërndaje

    Nëse ju ose të vegjlit tuaj jeni prekur nga virozat e stinës, atëherë kjo recetë mund t’iu hyjë në punë.  Kremi i bananeve është një ilac i jashtëzakonshëm natyral, që është treguar shumë i suksesshëm në trajtimin e kollës, sidomos asaj rezistente si dhe bronkitit.

     

    400 ml ujë të vluar

    2 banane mesatare (më të mirat janë bananet pikaloshe)

    2 lugë gjelle mjaltë ose sheqer.

     

    Bananet qërojini dhe shtypini me lugë druri.

    Pastaj shtoni sheqerin dhe trazojini mirë të gjitha bashkë.

    Tek masa shtoni ujin e vluar, ndërsa pas kësaj mbylleni enën dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

    Nëse dëshironi të shtoni mjaltë, atëherë këtë bëjeni pas ftohjes së kremit.

    Nëse doni, masën mund ta kulloni përmes një site plastike.

    Mënyra e përdorimit:

    Para përdorimit të kremit, ky duhet ngrohur pak.

    Doza: 100 ml, 4 herë në ditë.

     

    Shëndet!

     

    (Visited 2 592 times, 1 visits today)
    i mëparshmi
    Shakshuka e gjelbër
    i ardhshmi
    Rizoto me mish pule
    • 2 592 Pamje
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Shakshuka e gjelbër
    i ardhshmi
    Rizoto me mish pule