0 0
Krofne me djath

Krofne me djath

Përbërësit

Për sa persona doni ta shërbeni
250 ml qumësht të vakët
1 vezë
1 të kuq i vesë
400 gr miell
vaj
15 gr tharm buke
200 gr djath
kripë
sheqer
Kuzhina:

    Në rast se ju pëlqejnë brumërat e kombinuara me djath të freskët, atëherë duhet që patjetër të provoni këto krofne të njelmëta. Një ushqim i përsosur për një mëngjes ose darkë të shijshme familjare.

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 767 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Tharmin e bukës e fermentojmë me qumësht të vakët, shtojmë vezë, 2 lugë vaj, 1 lugë të vogël sheqer dhe pak kripë. I përziejmë mirë të gjitha.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Më pas shtojmë edhe miellin, derisa të formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë i mbuluar për afro gjysmë ore.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Brumin e fermentuar e tëhollojmë në petë të rrumbullakët e të hollë. Pas kësaj nxjerrim krofnet me gotë.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Në djathin që do ta përdorim shtojmë të kuqtë e vesë dhe i trazojmë mirë të gjitha.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Me djathin e përgatitur mbushim mesin e krofnes e më pas asaj ia hedhim sipër një petë tjetër poashtu të ndarë me gotë.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Qoshet e krofneve mund t’i shtypni lehtas me pirun, në mënyrë që të mos u rrjedh djathi.

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Krofnet e mbushura i lëmë të pushojnë për 15 minuta e më pas i fërgojmë në vaj të nxehtë.

    i mëparshmi
    Biftekun e përsosur mund ta bëni edhe në shtëpi!
    i ardhshmi
    Patëllxhanë me domate e djath
    • 767 Pamje
    • 1 hr
    • Servon 6
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    Për sa persona doni ta shërbeni
    250 ml qumësht të vakët
    1 vezë
    1 të kuq i vesë
    400 gr miell
    vaj
    15 gr tharm buke
    200 gr djath
    kripë
    sheqer

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Biftekun e përsosur mund ta bëni edhe në shtëpi!
    i ardhshmi
    Patëllxhanë me domate e djath