0 0
Kube grize me dredhëza

Kube grize me dredhëza

Ingredients

Adjust Servings:
Për petën:
3 vezë
2 filxhana miell
3 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
1 sheqer vanilje
1 filxhan sheqer
1 pluhur pjekurinash
100 ml jogurt
100 ml ajkë të thartë/shtalpë
100 ml vaj
250 gr dredhëza
Kremi me grizë:
500 ml qumësht
100 gr sheqer
12 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
250 gr gjalpë
Kremi me dredhëza:
500 gr dredhëza
200 ml lëng dredhëze
2 qeska puding dredhëze
5 lugë gjelle sheqer
Për dekorimin:
200 ml pana ëmbëlsirash
100 gr dredhëza
Cuisine:

    Një desert i shkëlqyeshëm me shije fantastike.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 330 times, 2 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Vezët rrahini bashkë me sheqerin derisa të shkumojnë.

    Step 2
    Mark as Complete

    Gradualisht shtoni sheqer vaniljen, vajin, shtalpën, jogurtin, pluhurin për pjekurina, grizën dhe miellin.

    Step 3
    Mark as Complete

    Miksojini mirë të gjitha dhe këtë masë zbrazeni ne tepsinë adekuate, të lyer mirë me yndyrë.

    Step 4
    Mark as Complete

    Sipër petës hidhni dredhëzat e plota dhe tepsinë vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të piqet.

    Step 5
    Mark as Complete

    Pas pjekjes, petën ftoheni.

    Step 6
    Mark as Complete

    Në një tenxhere të thellë bashkoni qumështin, sheqerin dhe sheqer vaniljen. Lërini të marrin valë e kur të ndodh kjo shtoni grizën dhe trazojeni me tel kuzhine vazhdimisht derisa të trashet.

    Step 7
    Mark as Complete

    Largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

    Step 8
    Mark as Complete

    Grizën e ftohur bashkojeni me gjalpën e rrahur paraprakisht. Dredhëzat shtypini mirë e bashkoni me sheqerin.

    Step 9
    Mark as Complete

    Pak lëng dredhëzash ndajeni anash e me këtë trazojeni pluhurin e pudingut e përziejeni mirë.

    Step 10
    Mark as Complete

    Pjesën e mbetur të lëngut hidhjani dredhëzave të shtyprura dhe vendosini të ziejnë. Kur të jetë shkrirë sheqeri, shtoni edhe pudingun e trazuar me lëng dredhëze dhe ziejini bashkë derisa të fitoni një krem të trashë.

    Step 11
    Mark as Complete

    Pastaj largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

    Step 12
    Mark as Complete

    Në fund, sipër petës së pjekur vendoseni kremin me grizë e sipër tij atë me dredhëza. Dekorojeni me pananë e rrahur dhe me copa dredhëzash.

    Step 13
    Mark as Complete

    Ju bëftë mirë.

    previous
    Si ta ruajmë ushqimin në frigorifer?
    next
    Spaghetti me qofte
    • 330 Views
    • 2 hr
    • Serves 6
    • Vështirësia: Medium
    • 200

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    Për petën:
    3 vezë
    2 filxhana miell
    3 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
    1 sheqer vanilje
    1 filxhan sheqer
    1 pluhur pjekurinash
    100 ml jogurt
    100 ml ajkë të thartë/shtalpë
    100 ml vaj
    250 gr dredhëza
    Kremi me grizë:
    500 ml qumësht
    100 gr sheqer
    12 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
    250 gr gjalpë
    Kremi me dredhëza:
    500 gr dredhëza
    200 ml lëng dredhëze
    2 qeska puding dredhëze
    5 lugë gjelle sheqer
    Për dekorimin:
    200 ml pana ëmbëlsirash
    100 gr dredhëza

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Si ta ruajmë ushqimin në frigorifer?
    next
    Spaghetti me qofte