0 0
Kube spinaqi- një paragjellë e përsosur

Kube spinaqi- një paragjellë e përsosur

Ingredients

Adjust Servings:
Për petën e parë:
2 vezë
100 gr miell
½ lugëz kripë
½ lugëz pluhur pjekurinash
50 ml vaj
100 ml jogurt
Për mbushjen e parë:
50 gr djath gauda
2 lugë gjelle kos
1 lugë majonez
100 gr proshutë gjedhi
Për petën e dytë:
2 vezë
300 gr spinaq të ngrirë
100 gr miell
½ lugëz kripë
½ lugëz pluhur pjekurinash
50 ml vaj
100 ml jogurt
Për mbushjen e dytë:
2 vezë
50 gr djath gauda
2 lugë gjelle kos
50 ml qumësht
100 gr suxhuk të tymosur
Cuisine:

    Një paragjellë ideale për raste festash ose thjeshtë për të shoqëruar një ndejë familjare..

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 663 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Së pari ziejeni spinaqin në ujë të njelmët. Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

    Step 2
    Mark as Complete

    Përgatitja e petës së parë: Bashkojeni miellin, kripën e pluhurin për pjekurina. Rrahini dy vezët dhe gradualisht shtoni edhe 100 ml jogurt dhe 50 ml vaj. Shtoni edhe miellin gradualisht.

    Step 3
    Mark as Complete

    Tepsinë ku do të piqni petën mbulojeni me letër pjekjeje.

    Step 4
    Mark as Complete

    Brumin e fituar zbrazeni mbi letër dhe vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë që të piqet për 30 minuta.

    Step 5
    Mark as Complete

    Petën e pjekur mbulojeni me një pecetë/napë të pastër dhe lëreni të ftohet.

    Step 6
    Mark as Complete

    Derisa petën e parë e keni në furrë, bëjeni gati të dytën. Veproni njësoj si me petën e parë, vetëm se kësaj shtoni edhe spinaqin e zier.

    Step 7
    Mark as Complete

    Piqeni për afro 25 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.

    Step 8
    Mark as Complete

    Përgatiteni edhe mbushjen: bëjini bashkë 2 lugë gjelle kos me 1 lugë majonezë.

    Step 9
    Mark as Complete

    Në tepsinë ku keni pjekur petët, shtroni petën e parë e sipër saj thelat e prera të hollë të djathit. Sipër djathit shtrojeni mbushjen me kos e majonez e sipër saj edhe 100 gr proshutë.

    Step 10
    Mark as Complete

    Sipër proshutës vendoseni petën me spinaq e sërish sipër saj renditini thelat e djathit. Sipër djathit shtroni 100 gr suxhuk të tymosur.

    Step 11
    Mark as Complete

    Mbushja e dytë: në një enë rrahni 2 vezë me 2 lugë gjelle kos e 50 ml qumësht. Këtë masë hidheni mbi suxhukun e tymosur e tepsinë kthejeni në furrë edhe për 10 minuta të tjera.

    Step 12
    Mark as Complete

    Lëreni të ftohet e më pas prejeni në format e dëshiruara dhe shërbejeni.

    Step 13
    Mark as Complete

    Ju bëftë mirë.

    previous
    Nutella cheesecake me lajthi
    next
    Qiqrra të skuqura
    • 663 Views
    • 2 hr
    • Serves 10
    • Vështirësia: Medium
    • 200

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    Për petën e parë:
    2 vezë
    100 gr miell
    ½ lugëz kripë
    ½ lugëz pluhur pjekurinash
    50 ml vaj
    100 ml jogurt
    Për mbushjen e parë:
    50 gr djath gauda
    2 lugë gjelle kos
    1 lugë majonez
    100 gr proshutë gjedhi
    Për petën e dytë:
    2 vezë
    300 gr spinaq të ngrirë
    100 gr miell
    ½ lugëz kripë
    ½ lugëz pluhur pjekurinash
    50 ml vaj
    100 ml jogurt
    Për mbushjen e dytë:
    2 vezë
    50 gr djath gauda
    2 lugë gjelle kos
    50 ml qumësht
    100 gr suxhuk të tymosur

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Nutella cheesecake me lajthi
    next
    Qiqrra të skuqura