0 0
Kungull i pjekur në furrë

Kungull i pjekur në furrë

Cuisine:

    Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që i japin gjallëri dhe fuqi organizmit.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 2,066 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Si fillim bëjmë kujdes në zgjedhjen e një kungulli të freskët.

    Step 2
    Mark as Complete

    E lajmë me ujë të rrjedhshëm dhe përmes një thike të mprehtë e ndajmë në dy pjesë.

    Step 3
    Mark as Complete

    Përmes një luge, pastrojmë pjesën e brendshme të kungullit duke larguar farat, të cilat mund t’i përdorim në një tjetër recetë ( të pjekura në furrë me kripë).

    Step 4
    Mark as Complete

    Të dyja pjesët i presim në formën e fetave. Pasi i kemi prerë të gjitha fetat, i rendisim me rregull në tavë një e nga një.

    Step 5
    Mark as Complete

    Para se t’i fusim në furrën e nxehur më parë, i spërkasim me pak sheqer.

    Step 6
    Mark as Complete

    Furrën e lëmë në 250 gradë celcius. Fetat e kungullit do të piqen mesatarish përreth 30-35 minuta.

    Step 7
    Mark as Complete

    Pasi i heqim nga furra, fetat e pjekura të kungullit të ëmbëlsuar mund t’i konsumojmë sa janë ende të ngrohta. Por edhe kur ftohen, ato janë njëlloj të shijshme.

    Step 8
    Mark as Complete

    Një mënyrë tjetër e servirjes së kësaj ëmbëlsire, është edhe ajo e shtimit të arrave, frutave të thata apo kanellës mbi fetat e kungullit të pjekur./AgroWeb

    previous
    Pije me mollë
    next
    Salmon me mustardë
    • 2,066 Views
    • 35 minuta
    • Vështirësia: Easy
    • 250 grade

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Pije me mollë
    next
    Salmon me mustardë