0 0
Marmelatë me dredhëza

Marmelatë me dredhëza

Përbërësit

700 gr dredhëza
150 gr sheqer
1 ½ lugë gjelle lëng të freskët limoni
1 lugë gjelle ekstrakt vanilje
Kuzhina:

    Marmelata me dredhëza është ndër marmelatat më të shijshme që do të përgatisni ndonjëherë. Ne ju sjellim një recetë, e cila nuk merr më shumë se 10 minuta për përgatitjen e saj. Me Shije!

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 624 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Dredhëzat lajini e pastrojini. Më pas pritini në copa të madhësisë mesatare.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Hidhini në tenxhere bashkë me sheqerin. Ziejini të mbuluara derisa të marrin valë.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Trazojini disa herë dhe prisni derisa të krijohet një shkumë e bardhë sipër tyre. Shkumën largojeni me ndihmën e një luge.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Duhet të keni parasysh, qe dredhëzat t’i zieni jo më shumë se 10 minuta, pas momentit që marrin valë në zjarr.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Në dy minutat e fundit të zierjes, shtojuni lëngun e limonit dhe trazojini mirë edhe një herë. Në fund shtoni edhe ekstraktin e vaniljes.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Marmelatën e fituar hidheni në kavanozë qelqi ose enë plastike (për ruajtje në ngrirje të thellë).

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Në ngrirje të thellë, kjo marmelatë mund të ruhet deri në 1 vit, ndërkohë që pas hapjes ruajeni në frigorifer dhe konsumojeni brenda një jave.
    Ju bëftë mirë.

    i mëparshmi
    Role me shparguj
    i ardhshmi
    Vezë n’kulac
    • 624 Pamje
    • 20 min
    • Vështirësia: e Lehtë

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    700 gr dredhëza
    150 gr sheqer
    1 ½ lugë gjelle lëng të freskët limoni
    1 lugë gjelle ekstrakt vanilje

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Role me shparguj
    i ardhshmi
    Vezë n’kulac