0 0
Me cfarë mund të zëvendësohen vezët në gatim?

Me cfarë mund të zëvendësohen vezët në gatim?

Udhëzimet

Shpërndaje

Zëvendësimi i vezëve në një recetë, posacërisht në ëmbëlsira, është një detyrë shumë e vështirë, por jo edhe e pamundur.

Disa nga zëvendësimet nuk janë ashtu sic duam ne, pasiqë ndikojnë në ndryshimin e shijes dhe teksturës së recetës. Megjithatë shumica e zëvendësuesve janë plotësisht të përshtatshme.

Zëvendësimi vezëve me një product tjetër rekomandohet posacërisht për personat që duan të ulin konsumimin e yndyrës dhe kolesterolit në organizëm.

Duhet të dini që roli kryesor i përfshirjes së vezëve në një gatim është që t’i bëjnë ato më të fryra e më të lehta, që të lidhin përbërësit e tjerë të recetës (sidomos në ëmbëlsira) si dhe t’i japin lagështinë e duhur gatojcës.

Ekzistojnë disa zëvendësime për vezët, por jo të gjitha mund të përshtaten me secilën recetë.

Për shembull nëse gatuani palëpeta (krepa) ose dicka të ngjashme, vezët nuk janë përbërësi më i rëndësishëm i tyre. Madje ato mund t’i bëni pa vezë fare. Në rast se vendosni për këtë variantin e fundit, atëherë tek masa duhet shtuar më tepër qumësht, lëng frutash ose ujë.

Në vend të vezëve mund të përdorni edhe gjysmë banane të shtypur ose një a dy lugë gjelle me pure mollësh.

Të njëjtët mund t’i përdorni edhe në gatimin e muffins-ëve, por atyre duhet t’u shtoni edhe gjysmë luge të vogël pluhur pjekurinash më shumë sesa e kërkon receta.

 

Zëvendësuesit bazë për vezët janë:

1 vezë= 1 banane e vogël ose gjysmë banane e madhe

1 vezë = 2 lugë të mbushura plot me niseshte patatesh

1 vezë = 28 gr pure mollësh

1 vezë = 1 lugë miell soje dhe 1 lugë ujë

1 vezë = 1 lugë fara liri të bluara të përziera me 2-3 lugë ujë të ngrohtë

1 vezë = 2 lugë uthull të tretura në gjysmë gote me ujë

1 vezë = 1/4 gotë me pure frutash dhe ½ lugë e vogël me pluhur pjekurinash

 

Nëse jeni duke gatuar ushqime të njelmëta, atëherë vezët mund t’i zëvendësoni me niseshte patatesh ose misri, troshka buke, pure patatesh ose madje edhe me pure patatesh pluhur.

Përafërsisht dy deri 3 lugë gjelle nga secili përbërës i mësipërm, mund të zëvendësojë një vezë.

(Visited 1 115 times, 1 visits today)
i mëparshmi
Ekspres role pa pjekje
i ardhshmi
Oreo cheesecake pa pjekje
  • 1 115 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Ekspres role pa pjekje
i ardhshmi
Oreo cheesecake pa pjekje