0 0
Mëlmesat që duhet t’i keni në kuzhinën tuaj!

Mëlmesat që duhet t’i keni në kuzhinën tuaj!

Një dietë e larmishme dhe e pasur me fruta e perime ndikon pozitivisht në shëndetin tonë si dhe në marrjen e dozës së rekomanduar ditore të lëngjeve për trupin. Sidoqoftë po kaq të rëndësishme janë edhe erëzat dhe mëlmesat e ndryshme. Në vazhdim po ju japim listën e mëlmesave esenciale, që duhet t’i ketë cdo kuzhinë.

Directions

Share

 

Piperi i zi

Kjo erëz përmirëson tretjen, zvogëlon konstipacionin dhe ndihmon në probleme të tjera që mund të keni në traktin e tretjes. Hulumtimet kanë treguar se piperi I zi është I mirë edhe në parandalimin e kancerit, por edhe për trajtimin e depresionit, tensionit të lartë të gjakut, trajtimin e varësisë ndaj duhanit si dhe në trajtimin e problemeve me gjëndrën tiroide.

Arra moskat

Kjo erëz aromatike përmban myristicin, një vaj esencial që gjendet në bimë si karrota dhe selino. Ajo është dëshmuar ta zvogëlojë kolesterolin, depresionin dhe ankthin. Kjo mëlmesë gjithashtu ndihmon në përmirësimin e memories dhe në rritjen  e libidos.

Kanella

Kjo erëz më së shumti përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave, por ajo gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kanella është e mirë edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe secili duhet ta përdor atë pasiqë ndihmon edhe në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës si dhe në helmimet më ushqim.

 

Kurkuma/turmeriku

E njohur si floriri indian, kurkuma ose shafrani i Indisë  ka veti të forta mjekësore, që mund të eliminojnë substancat e dëmshmë nga trupi ynë. Por c’është më e rëndësishmja, kjo erëz përmirëson funksionimin e trurit dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Kurkuma gjithashtu ndihmon në qetësimin e simptomave të artritit si dhe sëmundjen Alzheimer dhe Parkinson.

Xhenxhefili

Ndihmon dhe sitmulon tretjen, lehtëson inflamacionin dhe sëmundjet e stomakut si dhe parandalon kontraksionet.  Vec kësaj, xhenxhefili ka edhe vete relaksuese, qetësuese dhe antibakteriale, ndërsa për shkak të efektit antihistamine, ai përdoret në trajtimin e alergjive.  Xhenxhefili është ideal për ngritjen e imunitetit dhe për përmirësimin e simptomave të ftohjes.

(Visited 650 times, 1 visits today)
previous
Patate me mish të bluar
next
Tart me fruta të thata
  • 650 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Patate me mish të bluar
next
Tart me fruta të thata