0 0
Mish pule me perime e toptha grize

Mish pule me perime e toptha grize

Ingredients

Adjust Servings:
1 qepë
2 karrota
pak rrënjë selinoje
3 patate
4 shpatulla pule
vaj
1 lugë e vogël piper i kuq
2 gjethe dafine
100 ml lëng domateje
mëlmesa
Për topthat:
1 vezë
kripë
3 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
3 lugë gjelle miell
50 ml ujë
Cuisine:

    Mishi i pulës me perime është gjithmonë zgjidhja e duhur për një drekë të shijshme e të shpejtë. Po ndajmë me ju një mënyrë të përgatitjes së kësaj gjelle.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 916 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Perimet lajini, ndërsa qepën priteni në kubikë të vegjël, selinon grijeni në rende e karrotat pritini në rrathë.

    Step 2
    Mark as Complete

    Patatet qërojini e pritini në copa të mëdha, ndërsa shpatullat e pulës ndajini përgjysmë.

    Step 3
    Mark as Complete

    Qepën fërgojeni në pak vaj, shtojani selinon e karrotat e grira. Kaurdisini të gjitha lehtë.

    Step 4
    Mark as Complete

    Më pas shtojeni edhe mishin e pulës dhe fërgojeni lehtas në të gjitha anët. Vazhdojeni kaurdisjen edhe për një kohë, duke shtuar ujë herë pas here.

    Step 5
    Mark as Complete

    Kaurdisjen vazhdojeni derisa të zbutet mishi.

    Step 6
    Mark as Complete

    Pas kësaj, shtoni patatet, lëngun e domates, gjethet e dafinës, kripën, mëlmesat e piperin sipas dëshirës. Ziejini të gjitha në temperaturë mesatare, derisa të zbuten të gjithë përbërësit e gjellës.

    Step 7
    Mark as Complete

    Njëkohësisht përgatiteni brumin për toptha. Vezën dhe ujin rrahini bashkë, shtojuni miellin, grizën dhe pak kripë.

    Step 8
    Mark as Complete

    Topthat nxirrini me lugë nga brumi i krijuar dhe hidhini tek tenxherja me gjellë.

    Ju bëftë mirë.

    previous
    Salmon me patate në furrë
    next
    Torta Rigo Jancsi
    • 916 Views
    • 1.30 hr
    • Serves 4
    • Vështirësia: Medium

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    1 qepë
    2 karrota
    pak rrënjë selinoje
    3 patate
    4 shpatulla pule
    vaj
    1 lugë e vogël piper i kuq
    2 gjethe dafine
    100 ml lëng domateje
    mëlmesa
    Për topthat:
    1 vezë
    kripë
    3 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
    3 lugë gjelle miell
    50 ml ujë

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Salmon me patate në furrë
    next
    Torta Rigo Jancsi