0 0
Misrat jo vetëm të shijshëm, por edhe të shëndetshëm

Misrat jo vetëm të shijshëm, por edhe të shëndetshëm

Directions

Share

Misrat janë shumë të shijshëm sidomos në stinën e verës. Ato mund të konsumohen në mënyra të  ndryshme, të pjekura, të ziera dhe në gatime të ndryshme. Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni më shpesh të zier, në sallata dhe supa.

Por nëse e preferoni më shumë të pjekur atëherë përpiquni t’i piqni vetë,  sepse misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi. Ata shpesh janë të djegur dhe përmbajnë substanca të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Misrat përveçse shumë të shijshëm janë edhe të shëndetshëm. Përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore:

  1. Ndihmon zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës,
  2. Ndihmon personat që kanë diabetin, kjo pasi misri përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës,
  3. Ndihmon për funksionim sa më të mirë të trurit, kjo pasi misrat janë të pasur në vitamina B,
  4. Ndihmon aparatin tretës, shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri,
  5. Ndihmon shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten.
(Visited 56 times, 1 visits today)
previous
Makarona me mish të bluar
next
Pije me banane dhe hurma
  • 56 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Makarona me mish të bluar
next
Pije me banane dhe hurma