0 0
Patate turshi

Patate turshi

Përbërësit

700 ml uthull molle
5-6 thelpinj hudhre të qëruar dhe të shtypur lehtazi.
500 gr patate të reja
300 gr karrota
1 qepë rreth 150 gr
3 lugë gjelle gjethe të freskëta rigoni
kripë
Kuzhina:

    Në mënyrat e shumta të gatimit të saj, dallon një metodë unike, patate turshi. Kryesisht traditë e fshatrave të Pogradecit.

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 1 746 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Përgatisni kavanozët dhe kapakët. Ndizeni furrën në 140 gradë. Lajini kavanozët me detergjent dhe ujë të bollshëm. Shpëlajini mirë dhe sterilizojini ose duke i futur në ujë të zier për 10 minuta dhe më pas tharë në furrë, ose duke i mbajtur në furrë për 30 minuta përpara përdorimit.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Pas sterilizimit lërini kavanozët të ftohen. Sterilizimi i kapakëve, kërkon zhytjen e tyre në ujë të valuar dhe më pas tharjen natyrale.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Hidhni uthullën në një tenxhere së bashku me hudhrën. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe prisni deri sa të fillojnë bulëzat. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Pastrojini dhe fërkojini mirë patatet e reja por lëkurën lëreni të paprekur. Qëroni karrotat dhe pritini në të njëjtën trashësi si patatet. Qepën prijeni hollë.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Hidhni një litër ujë me kripë në një tenxhere dhe lëreni të ziejë. Shtoni patatet dhe karrotat dhe përzijeni lëngun për 10 minuta.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Patatet dhe karrotat duhet të jenë pak të gatuara por sërish të forta. Kullojeni lëngun dhe lëreni mënjanë sa të ftohet. Më pas lëngun hidheni mbi qepët e grira dhe lërini së bashku për 3-4 minuta sa të zbuten. Më pas kullojini.

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Nëse uthulla është ftohur, shtoni kripën. Patatet, karrotat dhe qepët hidhini në kavanozë së bashku me rigonin e freskët. Hidhni uthullën dhe mbulojini perimet me të duke lënë një hapësirë prej 3 milimetra nga gryka e kavanozit. Hudhrën mund ta ruani brenda ose mund ta hidhni, sipas preferencës.

    Hapi 8
    E kam përfunduar këtë hap

    Mbyllini kavanozët dhe ruajini në një vend të freskët dhe të errët për 2 ose më shumë javë deri sa patatet turshi të jenë formuar plotësisht./AgroWeb

    i mëparshmi
    Guaca
    i ardhshmi
    Pizza-role
    • 1 746 Pamje
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    700 ml uthull molle
    5-6 thelpinj hudhre të qëruar dhe të shtypur lehtazi.
    500 gr patate të reja
    300 gr karrota
    1 qepë rreth 150 gr
    3 lugë gjelle gjethe të freskëta rigoni
    kripë

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Guaca
    i ardhshmi
    Pizza-role