0 0
Patëllxhanë turshi

Patëllxhanë turshi

Ingredients

4-5, të vegjël ose mesatarë patëllxhan
2 lugë gjelle kripë
3 lugë gjelle gjethe magdanozi
2 lugë gjelle borzilok i freskët
1/4 filxhan spec djegës ose spec të zakonshëm të grirë hollë
3-4 thelpinj hudhre të grirë hollë
1 filxhan uthull molle
2 gota ujë
1 deri në 2 gota Vaj ulliri ekstra i virgjër
Cuisine:

    Pak të athët por shijeplotë, patëllxhanët turshi ashtu si çdo turshi tjetër janë ndër më të preferuarit në tryezat shqiptare. Për amvisat shqiptare, vjeshta është periudha kur nis përgatitja e turshive të ndryshme për t’u shijuar gjithë vitin.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 3,449 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Qëroni patëllxhanët, hiqni pjesët fundore dhe prijini në gjysmë dhe më pas në shirita të hollë. Nëse janë shumë të gjatë, fetat mund t’i ndani në gjysmë.

    Step 2
    Mark as Complete

    Vendosini fetat e patëllxhanit në një kullesë mbi një enë ku do të akumulohet lëngu i formuar. Spërkatini me kripë dhe fërkojini me duar që të mbështillen nga kripa në mënyrë të njëtrajtshme.

    Step 3
    Mark as Complete

    Lërini të qëndrojnë në kripë për 3 deri në 4 orë, duke i përzier dhe shtrydhur me dorë çdo një orë. Për të përshpejtuar nxjerrjen e lëngut nga patëllxhanit, vendosni sipër tyre një pjatë mbi të cilën mund të lini një pako me miell për të krijuar më shumë peshë.

    Step 4
    Mark as Complete

    Pas 3 apo 4 orësh, shpëlajini fetat me ujë dhe kullojini. Shtrydhini sërish me duar dhe vendosini mënjanë.

    Step 5
    Mark as Complete

    Në një tenxhere hidhni ujin dhe uthullën dhe lërini të ziejnë së bashku. Më pas fusni patëllxhanët dhe ziejini për pak më shumë se 2 minuta. Mos i lini patëllxhanët të ziejnë për më shumë se tre minuta sepse do të qullen.

    Step 6
    Mark as Complete

    Hiqini patëllxhanët nga tenxherja dhe kullojini. Pasi të jenë ftohur, shtrydhini sërish dhe lërini të thahen duke i mbuluar me letër kuzhine. Patëllxhanët nuk duhet të jenë të thatë por as të kullojnë ujë.

    Step 7
    Mark as Complete

    Hidhini patëllxhanët në kavanozë të pastër dhe vendosini në shtresa duke i kombinuar me majdanozin, borzilokun, specat e kuq dhe hudhrën. Ngjeshini së bashku dhe më pas shtoni vajin e ullirit duke i mbuluar plotësisht.

    Step 8
    Mark as Complete

    Me një lugë druri sheshoni të gjitha bulëzat e formuara. Shtoni më shumë vaj ulliri nëse është e nevojshme, por mos i mbushni plot dhe një hapësirë boshe në pjesën e grykës së kavanozit. Mbyllni kapakët dhe mbajini kavanozët në frigorifer për deri një javë, ose futini në ngrirje.

    Step 9
    Mark as Complete

    Servirini të shoqëruar me bukë të thekur ose në panine. Patëllxhanët turshi kombinohen shumë mirë me sallata dhe makarona./AgroWeb

    previous
    Si të bëjmë pure kungulli?
    next
    Pulë me gështenja
    • 3,449 Views
    • Vështirësia: Medium

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    4-5, të vegjël ose mesatarë patëllxhan
    2 lugë gjelle kripë
    3 lugë gjelle gjethe magdanozi
    2 lugë gjelle borzilok i freskët
    1/4 filxhan spec djegës ose spec të zakonshëm të grirë hollë
    3-4 thelpinj hudhre të grirë hollë
    1 filxhan uthull molle
    2 gota ujë
    1 deri në 2 gota Vaj ulliri ekstra i virgjër

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Si të bëjmë pure kungulli?
    next
    Pulë me gështenja