0 0
Peshk në skarë

Peshk në skarë

Ingredients

Adjust Servings:
4 peshq
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
mëlmesa (vegetë, trumëz e piper i zi) sipas dëshirës
Cuisine:

    Moti është ende i mirë, që të mund të shijojmë ushqime të skarës. Në vend të qofteve dhe specialiteteve të tjera me mish të kuq, ne u rekomandojmë që të provoni peshk në skarë. Ai përgatitet kështu në shtëpinë tonë.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 801 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Peshkun pastrojeni mirë. Pastaj mbështilleni me letër kuzhine që të thahet.

    Step 2
    Mark as Complete

    Është e rëndësishme, që peshku të thahet tërësisht, pasi kështu nuk do të shkapërderdhet derisa piqet në skarë.

    Step 3
    Mark as Complete

    Në rast se keni zgjedhur peshq të mëdhenj, atëherë është mirë që t’i preni anash, në mënyrë që të piqen mirë.

    Step 4
    Mark as Complete

    Peshku kriposet nga jashtë dhe brenda dhe më pas lyhet me vaj ulliri.

    Step 5
    Mark as Complete

    Peshkun e përgatitur piqeni në skarën e ngrohur paraprakisht për 10 minuta në secilën anë (ose varësisht nga madhësia e peshkut).

    Step 6
    Mark as Complete

    Për të ditur nëse peshku është pjekur mjaftueshëm, kontrollojeni mishin përreth kurrizit të peshkut. Nëse është i butë, atëherë peshku është i gatshëm për konsumim.

    Step 7
    Mark as Complete

    Sipas dëshirës, peshkun e pjekur mund ta spërkatni me një përzierje prej vajit të ullirit, magdanozit, hudhrës e kripës.
    Ju bëftë mirë.

    previous
    Reçel pjeshke me fara Chia
    next
    Biskota me gjalpë kikiriku
    • 801 Views
    • Serves 4
    • Vështirësia: Easy

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    4 peshq
    vaj ulliri
    kripë dhe piper i zi
    mëlmesa (vegetë, trumëz e piper i zi) sipas dëshirës

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Reçel pjeshke me fara Chia
    next
    Biskota me gjalpë kikiriku