
Petullat e nënës
Të gjithë e kujtojmë me nostalgji kohën e fëmijërisë. Kujtojmë sidomos mëngjeset e të dielave, kur shtëpia mbushej me aromën e petullave që piqte nëna në kuzhinë. Kjo recetë do t’ua kujtojë ato kohëra…. Me Shije!
Ingredients
-
2 vezë
-
2 lugë gjelle sheqer
-
1 lugë reçeli kripë
-
10 gr tharm buke
-
5 gr pluhur pjekurinash
-
150 ml qumësht
-
150 ml kos
-
1 filxhan kafeje turke vaj
-
1 filxhan kafeje turke lëng djathi/shëllirë
Directions
Tharmie bukës e vë të fermentohet me qumësht e sheqer. Pastaj nis e bën brumin me të gjithë përbërësit. E lë të pushojë në një vend të ngrohtë, derisa të dyfishohet masa.
Pastaj brumin e tëhollon direkt (pa e ngjeshur) në një petë të madhe me trashësi rreth 1 cm. E ndan në format që do dhe i lë të pushojnë edhe nja 10-15 min të mbuluara.
Piqen në vaj të nxehtë, në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas herë që të mos digjen. Mund t'i zbukurosh me sheqer pluhur.
Ingredients
2 vezë | |
2 lugë gjelle sheqer | |
1 lugë reçeli kripë | |
10 gr tharm buke | |
5 gr pluhur pjekurinash | |
150 ml qumësht | |
150 ml kos | |
1 filxhan kafeje turke vaj | |
1 filxhan kafeje turke lëng djathi/shëllirë |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

