
Picë me spinaq
Një picë e lehtë dhe me shije shumë të veçantë. Shpejt do të shndërrohet në pjekurinën tuaj të preferuar.
Ingredients
-
Për brumin:
-
250 gr miell
-
1 ½ dl ujë të vakët
-
10 gr tharm buke
-
2 lugë vaj
-
kripë
-
Për mbushjen:
-
350 gr spinaq
-
4 vezë
-
1 filxhan ajkë të thartë/shtalpë
-
vaj
-
kripë dhe piper i zi
-
100 gr djath mozzarella
Directions
Në një enë bashkojini ujin e vakët me tharmin e bukës. Lërini të pushojnë pak derisa të fermentohet tharmi e më pas shtoni miellin, vajin, kripën.
Bëni një brumë të butë.
Brumin punojeni mirë derisa të mos ngjis më për duarsh.
Tepsinë lyejeni me pak vaj dhe në të shtrijeni topthin e brumit të krijuar. Hapeni me duar.
Pas kësaj, petën lëreni të pushojë për 20 minuta.
Ndërkohë ziejeni spinaqin në ujë me kripë, kullojeni e priteni në copa të mëdha.
Shtojani vezët e rrahura, shtalpën, kripën e piperin.
Përziejini mirë të gjitha.
Këtë masë shtrojeni mbi petën e picës.
Në fund sipër spinaqit shtoni djathin mozzarella të copëtuar në copa të mëdha.
Lëreni të pushojë edhe 15 minuta të tjera.
Më pas piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro 20 minuta.
Ju bëftë mirë.
Ingredients
Për brumin: | |
250 gr miell | |
1 ½ dl ujë të vakët | |
10 gr tharm buke | |
2 lugë vaj | |
kripë | |
Për mbushjen: | |
350 gr spinaq | |
4 vezë | |
1 filxhan ajkë të thartë/shtalpë | |
vaj | |
kripë dhe piper i zi | |
100 gr djath mozzarella |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

