
Pogace për gjysmë ore
Cuisine:
Një bukë pogace për të cilën nuk do t’iu duhet as maja buke e as kohë e caktuar fermentimi.
Ingredients
-
600 gr miell
-
1/2 l ujë i ngrohtë
-
1 pluhur pjekurinash
-
kripë
Directions
Step 1
Mark as Complete
Furrën ngroheni në 250 gradë.
Step 2
Mark as Complete
Gjatë kësaj kohe miellin bashkojeni me pluhurin për pjekurina dhe kripën.
Step 3
Mark as Complete
Gradualisht shtoni edhe ujin duke formuar një brumë të butë.
Step 4
Mark as Complete
Brumin e fituar vendoseni në tepsinë e lyer me vaj. Lyejeni edhe brumin me vaj dhe gradualisht hapeni me duar.
Step 5
Mark as Complete
Me ndihmën e pirunit, krijoni disa vijëza mbi bukën, në mënyrë që të depërtojë ajri i nxehtë gjatë pjekjes.
Step 6
Mark as Complete
Piqeni për afro 25 minuta.
Step 7
Mark as Complete
Pogacen e nxehtë mbulojeni me pecetë të pastër.
Step 8
Mark as Complete
Ju bëftë mirë.
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

