0 0
Pogaçëza të buta e aromatike

Pogaçëza të buta e aromatike

Ingredients

Adjust Servings:
450 gr miell
60 gr sheqer
60 gr gjalpë
1 lugëz kripë
10 gr tharm buke
120 ml qumësht i ngrohtë
120 ml ujë i ngrohtë
1 vezë
gjalpë të shkrirë
Cuisine:

    Një shije që do ta mbani mend gjatë.

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 47 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    300 gr miell, sheqerin, gjalpën, kripën e tharmin e bukës bëjini bashkë. Shtoni ujin e vakët, qumështin dhe vezën.

    Step 2
    Mark as Complete

    Miksojini me mikser për afro 1 minutë. Pastaj rriteni shpejtësinë e mikserit e vazhdojeni miksimin për edhe një minutë tjetër. Pastaj shtoni miellin e mbetur.

    Step 3
    Mark as Complete

    Sipërfaqen e punës spërkateni me miell e aty vendoseni brumin e krijuar. Punojeni me duar për afro 5 minuta, derisa të bëhet i butë dhe elastik.

    Step 4
    Mark as Complete

    Enën ku do ta vendosni brumin lyejeni me gjalpë të shkrirë. Brumin lëreni të pushojë në vend të ngrohtë për afro një orë.

    Step 5
    Mark as Complete

    Pastaj brumin ndajeni në dy pjesë e këto secilën në 24 copë. Formoni toptha të vegjël, të cilët do t’i rendisni afër njëra tjetrës në tepsinë e lyer me yndyrë.

    Step 6
    Mark as Complete

    Kur të keni mbaruar me të gjithë topthat, lyejini me gjalpë të shkrirë, mbulojini e lërini të pushojnë në vend të ngrohtë edhe për 30 minuta të tjera.

    Step 7
    Mark as Complete

    Furrën ngroheni në 200 gradë. Piqini për 12-18 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

    Step 8
    Mark as Complete

    Sipas dëshirës, para pjekjes mund t’i spërkatni me fara sezami ose liri.

    Step 9
    Mark as Complete

    Ju bëfshin mirë.

    previous
    Sarma
    next
    Patate të pjekura me brokoli
    • 47 Views
    • 2 hr
    • Serves 8
    • Vështirësia: Medium
    • 200

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    450 gr miell
    60 gr sheqer
    60 gr gjalpë
    1 lugëz kripë
    10 gr tharm buke
    120 ml qumësht i ngrohtë
    120 ml ujë i ngrohtë
    1 vezë
    gjalpë të shkrirë

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Sarma
    next
    Patate të pjekura me brokoli