
Puding bananeje me krem karamel
Cuisine:
Ky është një desert që përdoret shumë në Amerikën Latine. Ideal për rastet kur kemi bukë të ndenjur në shtëpi.
Ingredients
-
400 gr bukë e bardhë ose biskota
-
1 banane
-
100 gr sheqer
-
200 ml ajkë e ëmbël
-
1 grusht arra të thërmuara
-
1 grusht rrush i thatë/stafidhe
-
1 lugë kanellë
Directions
Step 1
Mark as Complete
Bananen qërojeni dhe priteni në rrathë. Edhe arrat thërmojini.
Step 2
Mark as Complete
Rrushin e thatë vendoseni në ujë për 10 minuta.
Step 3
Mark as Complete
Sheqerin ngroheni derisa të shkrihet e më pas shtojani ajkën e rrahur me mikser bashkë me kanellën.
Step 4
Mark as Complete
Në një tavë renditini copat e prera të bukës (ose biskotat) dhe mbulojini me karamelin e përgatitur.
Step 5
Mark as Complete
Sipër krem karamelit vendosini bananet e prera në rrathë, arrat e rrushin e thatë.
Step 6
Mark as Complete
Pudingun e përgatitur piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30 minuta.
Step 7
Mark as Complete
Ju bëftë mirë.
Ingredients
400 gr bukë e bardhë ose biskota | |
1 banane | |
100 gr sheqer | |
200 ml ajkë e ëmbël | |
1 grusht arra të thërmuara | |
1 grusht rrush i thatë/stafidhe | |
1 lugë kanellë |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

