0 0
Sallatë me presh e patate

Sallatë me presh e patate

Përbërësit

Për sa persona doni ta shërbeni
2 presh (purrinj) të mëdhenj
10 patate mesatare
200 gr kikirikë të pjekur të njelmët
400 gr ajke e thartë
200 gr majonez
kripë dhe piper i zi
Kuzhina:

    Një sallatë e shkëlqyeshme për të shoqëruar pjatat me mish të pjekur.

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 381 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Patatet lajini dhe vendosini të zihen në ujë me kripë.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Gjatë kohës sa zihen patatet, pastrojeni preshin dhe priteni në gjysmë-rrathë. Më së miri do të ishte që ta pritni për së gjati tre herë e më pas për së gjeri.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Kikirikit e mbështjellur në një pecetë rrahini pak me shkop kuzhine. Mos e teproni.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Pas zierjes, patatet qërohen dhe priten në kubikë të vegjël. Edhe zierjen e patateve nuk duhet ta teprojmë.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Pastaj bëjini bashkë preshin me patate, kriposini e piperosini. Pasi të keni mbaruar me mëlmesat, shtoni kikirikët, ajkën e thartë dhe majonezën. Përziejini të gjitha mirë dhe në fund sipër zbukurojini me kikirikë.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Sallata e përgatitur kështu mund të shoqërohet me mish të pjekur ose sipas dëshirës suaj.

    i mëparshmi
    Ëmbëlsirë me reçel e çokollatë
    i ardhshmi
    Roladë me ajvar
    • 381 Pamje
    • 1 hr
    • Servon 8
    • Vështirësia: Mesatare

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    Për sa persona doni ta shërbeni
    2 presh (purrinj) të mëdhenj
    10 patate mesatare
    200 gr kikirikë të pjekur të njelmët
    400 gr ajke e thartë
    200 gr majonez
    kripë dhe piper i zi

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Ëmbëlsirë me reçel e çokollatë
    i ardhshmi
    Roladë me ajvar