0 0
Shakshuka izraelite

Shakshuka izraelite

Ingredients

Adjust Servings:
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 qepë
1 thelb hudhër e bluar
1 spec i i ëmbël
4 domate të pjekura ose dy kanaçe domate të konzervuara
2 lugë gjelle pastë domatesh
1 lugë gjelle qimnon
erëza sipas dëshirës
piper të kuq djegës
sheqer
kripë
4 vezë
gjysmë tufe magdanoz
Cuisine:

    Ju prezantojmë sot një ushqim që vjen nga Mesdheu. Fjala është për Shakshuka, pjatën e famshme izraelite që mund të hahet në cdo vakt të ditës- mëngjes, drekë e darkë. Me Shije!

    Ingredients

    Directions

    Share
    (Visited 2,059 times, 1 visits today)
    Step 1
    Mark as Complete

    Tiganin ngroheni në temperaturë mesatare bashkë me vajin e ullirit. Shtoni qepët e copëtuara dhe kaurdisni derisa të fillojnë të zbuten. Shtoni dhe hudhrën dhe vazhdoni kaurdisjen.

    Step 2
    Mark as Complete

    Pastaj shtoni specin e ëmbël të prerë imët dhe fërgojeni për 6-7 minuta derisa të zbutet. Në këtë masë më pas shtoni domatet dhe pastën e domates. Përziejini mirë derisa të krijohet masë homogjene.

    Step 3
    Mark as Complete

    Shtojini erëzat dhe sheqerin dhe masën lëreni të ziejë për 5-7 minuta derisa të fillojë të shterrojë lëngun. Në këtë pikë mund ta shijoni ushqimin dhe të vendosni nësë ka nevojë për erëza shtesë. Shtojini më shumë sheqer nëse doni që shakshuka të ketë shije më të ëmbël ndërsa më shumë piper djegës nëse doni që ajo të ketë shije pikante.

    Step 4
    Mark as Complete

    Më pas thyejini vezët një nga një dhe vendosini mbi tigan.

    Step 5
    Mark as Complete

    Mbulojeni tiganin dhe ziejeni shakshukan derisa të piqen vezët ose të jetë avulluar lëngu mirë.

    Step 6
    Mark as Complete

    Para servimit zbukurojeni me magdanoz të freskët. Shakshuka mund të hahet për mëngjes, drekë e darkë. Nëse e hani në mëngjes, ju rekomandojmë ta shoqëroni me pitalka ose bukë të nxehtë. Për darkë ndërkaq shërbejeni me një sallatë të lehtë të gjelbër.

    previous
    Sallatë e gjelbër me fara lulëkuqeje
    next
    Finok në tigan
    • 2,059 Views
    • 30 min
    • Serves 4
    • Vështirësia: Medium

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    1 lugë gjelle vaj ulliri
    1/2 qepë
    1 thelb hudhër e bluar
    1 spec i i ëmbël
    4 domate të pjekura ose dy kanaçe domate të konzervuara
    2 lugë gjelle pastë domatesh
    1 lugë gjelle qimnon
    erëza sipas dëshirës
    piper të kuq djegës
    sheqer
    kripë
    4 vezë
    gjysmë tufe magdanoz

    Bookmark this recipe

    Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

    previous
    Sallatë e gjelbër me fara lulëkuqeje
    next
    Finok në tigan