0 0
Si ta ruajmë ushqimin në frigorifer?

Si ta ruajmë ushqimin në frigorifer?

Directions

Share

A e dini se duhet pasur kujdes për një mori rregullash të rëndësishme për shëndetin tonë, gjatë renditjes së ushqimeve në frigorifer?

– Është me rëndësi që ushqimet në frigorifer të vendosen në mënyrë të përshtatshme! Ushqimet që
prishen më shpejt, duhet të vendosën në raftin më afër akullit; ndërsa ato që qëndrojnë më gjatë duhet vendosur në raftin më të poshtëm.
– Në asnjë mënyrë mos e vendosni mishin e papjekur pranë atij të pjekur. Sepse ekziston mundësia që
mishi i pjekur të kontaminohet me baktere nga mishi i papjekur.
– Frutat e detit duhet të ruhen në enë pa depërtim të ajrit dhe të konsumohen brenda dy ditësh.
– Ushqimet e mbetura duhet të vendosen në enë qelqi.
– Frutat dhe perimet nuk duhen të vendosen me qese në frigorifer. Mos harroni se frutat dhe perimet e mbajtura në qese brenda frigoriferit prishen më shpejt.

– Frutat dhe perimet duhet të ruhen në vende të ndara.
– Në lëvozhgat e vezëve jetojnë baktere të shumta, prandaj vezët duhet të ruhen në kutitë e tyre në raftet e
mesme ose të poshtme të frigoriferit.
– Qumështi duhet të ruhet në raftet e brendshme të frigoriferit dhe jo në derë.
– Ushqimet e ngrira, kur të blihen menjëherë duhet të vendosën në pjesën me ngrirje të thellë dhe kur të konsumohen, shkrihet sasia e nevojshme e ushqimit të ngrirë.

(Visited 474 times, 1 visits today)
previous
Banane të skuqura me akullore
next
Kube grize me dredhëza
  • 474 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Banane të skuqura me akullore
next
Kube grize me dredhëza