0 0
Si të bëni vaj borziloku për çdo gatim

Si të bëni vaj borziloku për çdo gatim

Directions

Share

Kjo erëz e njomë, e njohur ndryshe si “erëza e shenjtë” është përdorur shekuj më parë si një bimë medicinale dhe ndër vite njerëzit kanë kultivuar mbi 60 lloje të borzilokut.

Është një prej bimëve më të shëndetshme e pasur në vlera ushqyese që e shndërrojnë atë në një ilaç të vërtetë.

Ilirët e lashtë e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.

Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e shenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim.

Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t’i mbrojtur ata nga shpirtrat e këqij derisa kalojnë midis dy jetëve.

Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim.

Ai përdoret në Aiurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes.

Mjekët e Aiurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”.

Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartnin atë për t’i tërhequr vardisësit.

 

Si të bëni vaj borziloku për çdo gatim, ose… të lyeni bukën për neps 

Vaji me aromë borziloku nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.

Ky vaj do t’u japë shije, aromë dhe gjallëri sallatave, marinimeve dhe salcave që do të gatuani.

Ky vaj është shumë i shijshëm edhe për të lyer bukën e sapo dalë nga furra, një kombinim i spikatur në kuzhinën shqiptare dhe atë mesdhetare.

Vaji me aromë borziloku përgatitet në dy mënyra.

Metoda e ftohtë dhe metoda e nxehtë.

Metoda e nxehtë kërkon një nxehtësi të ulët për tretjen e barishteve, ndërkohë që metoda e ftohtë ka nevojë për kohë dhe ndriçim të mjaftueshëm.

Të dyja këto metoda janë efikase, por metoda e nxehtë përshpejton shkrirjen e aromave.

 

METODA E FTOHTË:

• 85-170 gramë gjethe borziloku.

• 2 filxhanë me vaj ulliri ekstra të virgjër.

PËRGATITJA:

1. Mblidhini gjethet e freskëta të borzilokut, lajini dhe thajini me kujdes. Përdorni letër kuzhine për tharjen e gjetheve.

2. Vendosini gjethet në një enë dhe shtypini lehtë me një lugë druri. Ky proces do të çlirojë aromën e këndshme të borzilokut.

3. Hidhni një filxhan me vaj ulliri mbi gjethet e borzilokut.

4. Përzijini së bashku dhe vazhdoni të shtypni gjethet me lugë druri, për të nxjerrë prej tyre vajin esencial.

5. Shtoni pjesën e mbetur të vajit të ullirit dhe përzijini mirë së bashku.

6. Borzilokun dhe vajin hidhini në një kavanoz qelqi dhe mbylleni mirë.

7. Vendoseni kavanozin në një parvaz dritareje për 2 javë. Çdo ditë tundeni kavanozin që aromat të përzihen më mirë.

8. Më pas kullojeni vajin në një napë me dy shtresa. Lëngun e kulluar mund ta hidhni në një enë dekorative ose sipas preferencës.

9. Shtoni disa gjethe të freskëta borziloku për zbukurim ndërkohë që kavanozit mund t’i vendosni edhe një etiketë sipas dëshirës.

Kavanozin mbajeni larg diellit dhe vendoseni në një vend të errët, në dollapin e kuzhinës.

Vajrat kanë tendencën të prishen, nëse qëndrojnë në diell për shumë kohë. Vajra të tillë aromatikë kanë një jetëgjatësi gjashtë mujore.

 

METODA E NXEHTË

• 85-170 gramë gjethe borziloku

• 2 filxhanë me vaj ulliri ekstra të virgjër.

PËRGATITJA

1. Lajini dhe thajini me kujdes gjethet që mes tyre të mos ngelet lagështira.

2. Hidhni gjethet me kërcenj të fortë, ato të dëmtuara dhe pa ngjyrë.

3. Pritini gjethet sa të mbushin gjysmën e një filxhani. Sasia e përdorur është gjithnjë, në varësi të aromës dhe shijes që kërkoni.

4. Më pas hidhini në një enë dhe shtypini me lugë druri.

5. Hidhni një filxhan me vaj ulliiri në një tenxhere dhe ngroheni. Mos e lejoni vajin të nxehet më tepër.

6. Vajin e ngrohtë hidheni mbi gjethet e borzilokut dhe përzijini së bashku me një lugë druri.

7. Më pas, shtoni vajin e mbetur me temperaturë ambjenti.

8. Pasi e gjithë masa të jetë ftohur, hidheni në një kavanoz me grykë të gjerë dhe mbylleni kapakun fort.

9. Vendoseni kavanozin në një parvaz dritareje dhe mbajeni aty për 2 javë. Çdo ditë tundeni kavanozin që aromat të përzihen mirë.

10. Hidhni lëngun ngadalë dhe nga pak në një shishe qelqi duke përdorur një hinkë dhe napë për ta kulluar. Mbylleni shishen fort.

11. Nëse dëshironi, në shishe mund të hidhni disa gjethe të freskëta dhe vendosni një etiketë ku të shënonin edhe datën e përgatitjes.

PËRDORIMET:

Vajrat aromatikë mund të përdoren në çdo recetë që kërkon vaj, duke nisur nga mishi, shpendët, peshku, salcat e marinimit, salcat apo sallata. Këto vajra mund të ruhen në një vend të errët deri në 6 muaj.

 

Përfitimet shëndetësore të borzilokut

Borziloku gjithashtu konsiderohet si një nga barnat më të shëndetshme.

Vitamina K, e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, është një prej tyre.

Vetëm dy lugë borzilok siguron 29 %të vlerës së përditshme të rekomanduar.

Borziloku gjithashtu siguron vitaminë A, e cila përmban beta-karoten, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat që mbështesin një numër të strukturave të shumta të trupit, duke përfshirë enët e gjakut, nga dëmtimi që sjellin radikalet e lira.

Kjo ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës, sulmeve të zemrës dhe goditjeve.

Vitamina K që gjendet me shumicë tek gjethet e borzilokut është e domosdoshme për koagulimin e gjakut.

Krahas kësaj, Vitamina A, betakarroten, dhe antioksidantët e fuqishëm mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e organizmit.

Parandalon rritjen e kolesterolit në gjak, arteriosklerozën, sulmet në zemër, dhe ul mundësinë e goditjeve në tru.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.

Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta.

Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh.

Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

Të tjera vitamina dhe minerale që mund të gjenden tek bima e borzilokut janë: Vitamina C, magnez, mangan, kalcium, hekur, dhe kalium.

Ky antibiotik i fuqishëm natyral ju ofron përfitime të pafundme shëndetësore.

Të gjitha vitaminat dhe mineralet pastrojnë arteriet nga LDL kolesteroli i keq.

Përmbajtja anti-microbial do të ju mbajë të sigurte nga sëmundjet.

 

Nëse ju përzieni borzilok dhe hudhër, ju do të përftoni nje antibiotik të fuqishëm.

Nëse keni probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë.

Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të ndryshme dentale.

Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit, ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.

Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Veti inflamatore– Borziloku mund të kurojë dhimbjet artikulare dhe reumatike në saj të vetive anti- inflamatore.

Kjo pasi borziloku përmban elementë që i lehtësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato.

Favorizon tretjen: Prania e eugenolit në fletët e borzilokut luan një rol të rëndësishëm në mukozën gastrike dhe favorizon tretjen.

Kuron të ftohtin: Me kalimin e viteve borziloku është cilësuar si një aleat për të kuruar sëmundjet respiratore si i ftohti dhe dhimbjet e fytit. Mund të përdoren si gjethet e borzilokut edhe vajrat esenciale për të përgatitur çajra.

Qumështi i nënës: Ndonëse janë të paktë që e njohin këtë veti, konsumi i gjetheve të borzilokut stimulon prodhimin e qumështit të gjirit në mënyrë natyrale.

Lufton ankthin: Borziloku është shumë i dobishëm për të kuruar ankthin dhe stresin. Për të gjetur qetësinë dhe relaksim, provoni të përdorni një çaj borziloku të cilin më pas këshillohet ta pini të vakët.

Lufton infeksionet: Në lashtësi borziloku përdorej gjerësisht për të mbajtur nën kontroll infeksionet. Duke vendosur gjethe borziloku ose lëngun e përftuar prej tyre në plagë, parandalohet acarimi i plagës dhe lehtësohet shërimi i saj.

 

– Nëse në kuzhinë ju duhen disa erëza, padyshim që borziloku është një prej tyre.

Esenca e tij aromatike kombinohet më së miri me rozmarinën dhe trumzën në gatime si mishi, peshku, djathi, supërat, vezët si dhe është një nga përbërësit kryesorë në pesto, krahas arrave dhe djathit parmixhan.

Megjithëse janë identifikuar më shumë se 60 lloje borziloku, të gjitha kategorizohen në tre lloje kryesore: e ëmbël, vjollcë dhe shkurre.

Secili lloj ofron një delikatesë në shije, varietete si limoni, kanella dhe borziloku ju japin mundësinë të eksperimentoni me mënyrat se si mund të bëni një pjatë magjepsëse.

Mjaftojnë vetëm disa gjethe për të ndryshuar krejtësisht shijen-madje dhe në një sanduiç…

(Visited 801 times, 1 visits today)
previous
Pizza Margarita
next
Salcë me fasule të bardhë
  • 801 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Pizza Margarita
next
Salcë me fasule të bardhë