
Speca të mbushur me patate
Specat renditen në mesin e perimeve të preferuara, ndërsa mundësia e përgatitjes së tyre në mënyra të ndryshme, vetëm sa ia shton vlerën këtij produkti!
Ingredients
-
10 speca bufka
-
4 patate
-
1 filxhan oriz
-
3 qepë
-
2 karrota
-
1 lugë gjelle miell
-
2 lugë lëng domateje
-
1 lugëz piper i kuq
-
kripë dhe piper i zi
-
sipas dëshirës mëlmesa
Directions
Qepën grijeni imët, karrotat grijini në kubikë të vegjël, ndërsa njësoj veproni edhe me patatet e qëruara.
Qepën skuqeni në pak vaj. Pastaj shtojani karrotën e pataten, përziejeni.
Menjëherë shtoni edhe orizin, kripën e mëlmesat e tjera. Këtë masë mbulojeni me një gotë ujë.
Përziejeni pa ndërprerë për disa minuta, derisa të zbuten perimet.
Masën largojeni nga zjarri, kur të ketë avulluar i gjithë lëngu. Pastaj mbushini me të specat e pastruar.
Specat e mbushur renditini në tavën përkatëse të lyer me yndyrë.
Pas kësaj, bashkoni miellin me lëngun e domates dhe piperin e kuq dhe këto hidhjani sipër specave të mbushur.
Vendosini në furrën e parangrohur në 200 gradë, që të piqen për afro 30 minuta ose më shumë, varësisht nga furra.
Ju bëfshin mirë.
Ingredients
10 speca bufka | |
4 patate | |
1 filxhan oriz | |
3 qepë | |
2 karrota | |
1 lugë gjelle miell | |
2 lugë lëng domateje | |
1 lugëz piper i kuq | |
kripë dhe piper i zi | |
sipas dëshirës mëlmesa |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

