0 0
Të mirat e konsumimit të çajit të trumzës

Të mirat e konsumimit të çajit të trumzës

Udhëzimet

Shpërndaje

Trumza është një barishte e çmuar që i përket familjes së nenexhikut. Ajo përdoret gjërësisht në kuzhinë dhe për më tepër ka veti të shumta shëruese. Trumza është përdorur nga kultura të ndryshme për arsye të ndryshme.

Shumë kohë para se të zbulohej nga mjekësia moderne, ajo përdorej e copëtuar për të shëruar plagët dhe për të shmangur infeksionet. Trumza numëron një numër të madh përfitimesh, por ne do të ndalemi vetëm në disa prej tyre:

Veti anti-bakteriale

Vaji esencial i trumzës pengon rritjen e baktereve brenda dhe jashtë trupit. Ai vret bakteret, si dhe i mban ata larg nga organet e trupit. Kjo është veçanërisht e dobishme në shërimin e infeksioneve bakteriale si dhimbja e barkut, dhimbja e veshkave, infeksionet bakteriale në organet gjenitale, në zorrë, në sistemin e frymëmarrjes, si dhe ekspozimin e jashtëm të plagëve.

Veti anti-kancerogjene

Studimet kanë treguar se trumza e egër shkakton vdekjen e qelizave të kancerit të gjirit. Gjithashtu, është provuar se vaji esencial i trumzës trajton me sukses kancerin e gojës dhe atë të vezoreve.Gjithashtu, një tjetër zbulim konsiston në aftësinë e saj për të mbrojtur organizmin nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.

Veti anti-reumatike

Vaji esencial i trumzës është ideal për shërimine reumatizmës dhe artritit. Shërben si një nxitës duke stimuluar dhe aktivizuar qarkullimin e gjakut. Ka aftësinë të largojë të gjitha toksinat nga trupi juaj.

Shërben si një tonik

Trumza dhe vaji i saj ndihmojnë qarkullimin e gjakut, zemrën, sistmein e tretjes, atë nervor si dhe forcon imunitetin.

Shërben si një ilaç ideal për zemrën

Problemet e zemrës janë në një shkallë alarmante dhe në këto kushte përdorimi i trumzës , sidomos vajit të saj do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëni. Ajo mban në  kontroll valvulat në mënyrë që të funksionojnë siç duhet, duke relaksuar kështu arterit dhe venat. Në këtë mënyrë, preioni i gjakut reduktohet dhe muskujt e zemrës bëhen më të fortë.

(Visited 338 times, 1 visits today)
i mëparshmi
Supë me shparguj
i ardhshmi
Sallatë me lakër
  • 338 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Supë me shparguj
i ardhshmi
Sallatë me lakër