0 0
Të mirat e konsumimit të xhenxhefilit

Të mirat e konsumimit të xhenxhefilit

Udhëzimet

Shpërndaje

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit.

Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban.

Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, atëherë zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.

Tretja

Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës.

Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës.

Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 përqind.

Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.

Të përzierat

Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.

Dhimbjet

Një studim ka zbuluar se konsumimi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25 përqind.

Sëmundjet e zemrës

Studimet kanë treguar se diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 përqind.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Ulja e kolesterolit

Ekspertët thonë se konsumimi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

Inflamacioni

Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit.

Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet.

Ekspertët shprehen se konsumimi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.

Qelizat e dëmshme

Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale.

Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.

Shëndeti mendor

Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues.

Të dhënat tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit.

Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor.

Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.

(Visited 308 times, 1 visits today)
i mëparshmi
Picë me spinaq
i ardhshmi
Kuglof me çokollatë
  • 308 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Picë me spinaq
i ardhshmi
Kuglof me çokollatë