
Tortë kremoze
Një ëmbëlsirë e thjeshtë, e shijshme dhe e ujshme që të shkrin në gojë.
Ingredients
-
Për petën:
-
6 vezë
-
8 lugë sheqer
-
100 ml vaj
-
100 ml qumësht
-
3 lugë kakao
-
8 lugë miell
-
1 pluhur pjekurinash
-
Për kremin:
-
1 l qumësht
-
5 lugë miell
-
1 puding vanilje
-
6 lugë sheqer
-
2 bustina sheqer vanilje
-
100 gr çokollatë e bardhë
-
125 gr margarinë
-
150 gr sheqer pluhur
-
Glazura:
-
100 gr çokollatë e zezë
-
50 gr margarinë
-
Plus:
-
200 ml qumësht i ftohtë
-
miell kokosi
Directions
Furrën ngroheni në 180 gradë.
Së pari rrahini të bardhët e vezëve, më pas shtoni edhe sheqerin e në fund edhe të kuqtë e vezëve.
Vazhdojeni rrahjen edhe për pak kohë e më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë për petën.
Petën e fituar piqeni në furrën e parangrohur afro 40 minuta, lëreni të ftohet e më pas ndajeni përgjysmë, duke përfituar dy peta.
800 ml qumësht ziejini bashkë me sheqerin e sheqer vaniljen.
Në 200 ml qumësht hidheni miellin e pudingun e vaniljes e më pas përzierjen zbrazeni tek qumështi e vazhdoni zierjen.
Pastaj largojeni nga zjarri, shtojani çokollatën e bardhë dhe trazojeni mirë masën derisa të shkrihet çokollata. Më pas, kremin lëreni të ftohet.
Në një enë rraheni margarinën me sheqerin pluhur e më pas këtë masë hidheni tek kremi i ftohur.
Njërën petë vendoseni në enën adekuate, hidhjani 100 ml qumësht të ftohtë e më pas lyejeni me kremin e përgatitur.
Sipër kremit hidheni petën tjetër e sërish lageni me qumësht të ftohtë. Tortën e përgatitur lëreni në frigorifer për një orë e më pas lyejeni anash me kremin e mbetur e spërkateni me kokos. Sipër saj hidheni glazurën e përgatitur.
Ju bëftë mirë.
Ingredients
Për petën: | |
6 vezë | |
8 lugë sheqer | |
100 ml vaj | |
100 ml qumësht | |
3 lugë kakao | |
8 lugë miell | |
1 pluhur pjekurinash | |
Për kremin: | |
1 l qumësht | |
5 lugë miell | |
1 puding vanilje | |
6 lugë sheqer | |
2 bustina sheqer vanilje | |
100 gr çokollatë e bardhë | |
125 gr margarinë | |
150 gr sheqer pluhur | |
Glazura: | |
100 gr çokollatë e zezë | |
50 gr margarinë | |
Plus: | |
200 ml qumësht i ftohtë | |
miell kokosi |
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

