0 0
Tortë suedeze me mollë

Tortë suedeze me mollë

Përbërësit

Për sa persona doni ta shërbeni
3 molla
250 g miell
2 lugë gjelle pluhur pjekurinash
1 lugë gjelle kanellë
150 g sheqer kafe
150 g gjalpë të shkrirë
3 vezë të rrahura
25 g gjalpë të shkrirë
3 lugë gjelle sheqer kafe
1 lugë gjelle kanellë
Kuzhina:

    Një recetë ideale, ME SHIJE, për pasditet e së dielës në shtëpi!

    Përbërësit

    Udhëzimet

    Shpërndaje
    (Visited 1 705 times, 1 visits today)
    Hapi 1
    E kam përfunduar këtë hap

    Së pari furra nxehet në 180C. Tava ku do të hidhet masa e tortes lyhet mirë me gjalpë.

    Hapi 2
    E kam përfunduar këtë hap

    Dy nga tre mollat, qerojini dhe prisni në rriska 1 centimetërshe. Mollën e tretë njëjtë qërojeni, por priteni në rriska më të holla.

    Hapi 3
    E kam përfunduar këtë hap

    Në një enë bëni bashkë miellin, pluhurin e pjekurinave dhe kanellën. Përziejini mirë. Më pas shtoni edhe sheqerin dhe përziejeni mirë masën.

    Hapi 4
    E kam përfunduar këtë hap

    Shtoni dy mollët e prera në rriska, më pas gjalpën e shkrirë dhe vezët e rrahura.

    Hapi 5
    E kam përfunduar këtë hap

    Përziejini mirë masën derisa të krijohet brumë homogjen. Më pas masën hidheni në tavën e lyer më gjalpë dhe sipër shtoni rriskat e holla të mollës së tretë.

    Hapi 6
    E kam përfunduar këtë hap

    Torta piqet për afro 50 min ose varësisht nga furra. (Kontrollojeni me majë të thikës)

    Hapi 7
    E kam përfunduar këtë hap

    Kur të jetë pjekur, torta lihet të pushojë për 10 min. Më pas hidhet masa me gjalpën e shkrirë, 3 lugë sheqer dhe një lugë kanellë, e cila është zier pak para përdorimit.
    Ju bëftë mirë.

    i mëparshmi
    Lulelakër turshi
    i ardhshmi
    Torta Caprese
    • 1 705 Pamje
    • 1 hr
    • Servon 4
    • Vështirësia: Mesatare
    • 180 C

    Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

    Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

    Përbërësit

    Për sa persona doni ta shërbeni
    3 molla
    250 g miell
    2 lugë gjelle pluhur pjekurinash
    1 lugë gjelle kanellë
    150 g sheqer kafe
    150 g gjalpë të shkrirë
    3 vezë të rrahura
    25 g gjalpë të shkrirë
    3 lugë gjelle sheqer kafe
    1 lugë gjelle kanellë

    Përzgjedh këtë recetë

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    i mëparshmi
    Lulelakër turshi
    i ardhshmi
    Torta Caprese