
Tost francez me banane e Nutella
Tosti i përgatitur kështu më së miri konsumohet i nxehtë dhe i freskët.
Ingredients
-
4 rriska buke
-
Nutella
-
1 banane
-
2 vezë
-
¼ filxhan qumësht
-
1 lugë gjelle sheqer
-
½ lugëz kanellë
-
2 lugë gjelle gjalpë
Directions
Secilën rriskë buke lyejeni me nutellë. Shtoni bananen e grirë në rriska të holla.
Mbulojeni me rriskën tjetër të bukës e tostin kthejeni permbys në mënyrë që Nutella të ngel mbi banane.
Në një enë të thëllë vendosini vezët, qumështin, sheqerin, kanellën. Rrahini mirë që të fitoni një masë të njëtrajtshme.
Në tigan hidhni gjalpën e ngroheni në zjarr mesatar derisa të shkrihet.
Tostet e përgatitura kalojini në masën me vezë e më pas skuqini në gjalpën e shkrirë.
Tostet duhet të skuqen për 3-4 minuta në secilën anë ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur.
Ju bëfshin mirë.
Bookmark this recipe
Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

