0 0
Trumza, kjo erëz e fuqishme

Trumza, kjo erëz e fuqishme

Directions

Share

Trumza është erëza më e fuqishme anti-mikrobale dhe anti-bakteriale në botë.

 

Ajo e fillon efektin e saj që në kontaktin e parë me të, pra që në prekjen e parë që i bëjmë.  Përdorimi i përditshëm i trumzës qoftë në përgatitjen e çajit apo edhe të gjellës, është një bekim për shëndetin tuaj dhe të familjes.

 

Tufat e gjelbra të trumzës të rreshtuara në mes të barishteve të tjera, janë nga më tërheqëset për syrin, por mbi të gjitha vlerësohen si magnet natyral i vlerave mirëbërëse për organizmin e njeriut.

Të lashtët e konsideronin atë si simbol të kurajos dhe sakrificës, por trumza është më tepër se kaq.

Për shembull, të parët tanë- pellazgët dhe ilirët e përdornin trumzën si një bimë fuqidhënëse para betejave, ndërsa në kohë paqeje e përdornin për të fermentuar verën e tyre tipike, të bërë me mjaltë dhe me ujë.

Kjo bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre me kërcell të gjatë e me rrënjë të shtrirë, ka efekte të jashtëzakonshme në luftën kundër mërzitjes, trishtimit dhe stresit, ndihmon fort në sistemin riprodhues dhe përmirësimin e tretjes.

Trumza rekomandohet gjithashtu si një kurë ndaj simptomave të një nate të kaluar nën shoqërinë e tepruar të alkoolit. Barishtja është e pasur me vitamina dhe minerale që janë të domosdoshme për mirëqenien e njeriut. Trumza e ka vendlindjen në Evropën Jugore dhe në Mesdhe, duke e bërë Shqipërinë një vendet më natyralisht të pasura me këtë bimë.

Lulet e saj janë të vogla në ngjyrë të bardhë ose vjollcë e çelur dhe shumë aromatike. Trumza (e thatë ose e freskët) përdoret shumë në kuzhinat shqiptare.

Vlerat e trumzës:

. Trumza ka përbërës aktivë të njohur për aftësitë në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.

  1. Trumza përmban thymol, një nga vajrat më të dobishëm esencialë. Ky vaj është antiseptik dhe lufton mykun.
  2. Trumza përban antioksidantë të shumtë si zeaksanthin, lutein, pigenin, naringenin, luteolin dhe thimonin. Barishtja kur është e freskët ka një prej niveleve më të lartë të antioksidantëve mes barishteve.
  3. Trumza është plot me minerale dhe vitamina. Është një nga burimet më të pasura të potasiumit, hekurit, kalciumit, manganit, magnezit dhe seleniumit. Potasiumi është një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore që mbajnë nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut. Mangani përdoret në trup si një faktor ndërveprues për enzimat antioksidante. Hekuri nga ana tjetër është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
  4. Kjo barishte është e pasur me vitaminat B, beta karoten, vitaminën A, vitaminën K, vitaminën E, vitaminën C dhe acidin folik.

Trumza plotëson 27% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B6 e cila mban lart nivelet e neurotransmetuesve në tru që luajnë një rol në zvogëlimin e stresit.

  1. Vitamina C ndihmon trupin e njeriut të krijojë rezistencë ndaj infeksioneve dhe radikaleve të lira që shkaktojnë inflamacion.
  2. Vitamina A, një antioksidant i mirëfilltë që nevojitet për të mbajtur lëkurën dhe sytë të shëndetshme gjendet tek trumza. Konsumimi i ushqimeve natyrale që janë të pasura me flavonoidë si vitamina A dhe beta karoteni mbrojnë nga kanceri i mushkërive.

Përdorimet mjekësore të trumzës

Trumza përmban shumë vajra të rëndësishëm esencialë që kanë veti anti-septike. Përdorimi i ujit të trumzës ose çaji me trumzë ndihmon me kollën, fytin e acaruar dhe simptomat e bronkitit. Mund të beni gargare me trumzë si larës goje që ndihmojnë në trajtimin e karieve dhe gurëzave të dhëmbëve.

 

(Visited 179 times, 1 visits today)
previous
Makarona me suxhuk e mustardë
next
Bajadera me kikirikë
  • 179 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Makarona me suxhuk e mustardë
next
Bajadera me kikirikë