0 0
Ushqimet me veti kurative që duhet t’i keni në shtëpi

Ushqimet me veti kurative që duhet t’i keni në shtëpi

Udhëzimet

Shpërndaje

-Shafrani i Indisë ose kurkuma:

Përmban vitaminat E,K dhe Zink (Zn), një substancë shumë të veçantë që përmban është kurkumini, një nga flavonoidet më të rëndësishëm për vetitë antiiflamatore dhe parandalimin në disa tumore (gjirit, lëkurës, zorrës së trashë, prostatës).

Mund të përdoret: supa, rizoto, mishi i pulës, patate ose dhe perime në furrë

Këshillë: e kombinuar me piperin e zi së bashku shtohet përthithja e kurkuminës dhe përfitohen edhe me tepër antioksidues.

– Frutat e pyllit (boronicat, manaferrat, goyi berries) 

Ngjyra e tyre e fortë vishnje – lila kallëzon praninë e anthokianinave, janë polifenolë, një kategori antioksidues shumë të fortë që neutralizojnë radikalet e lira që prodhohen në trupin e njeriut.

Përveç anthokianinave janë shumë të pasura dhe në vitaminat A,C,E dhe acid folik, Selenium, Kalcium (Ca). Për të përfituar kaq shumë antioksidues sa ofron 1 proporcion i tyre është i barazvlefshëm me 0,5 kg në fruta të tjera!

Këshillë: mund t’i vendosni në ngrirje në periudhën që ato kultivohen por dhe përgatisni reçel për t’i përdorur përgjatë muajve të dimrit.

-Vera e kuqe

Konsumi i alkoolit në pacientë nuk këshillohet por konsumi i verës së kuqe me masë këshillohet për të parandaluar disa sëmundje. Vera e kuqe sidomos permban resveratrolin nje andioksidhues shume i forte qe ne shume kërkime shkencore ka rezultuar positive kundrejt parandalimit . Gjithashtu ndihmon ne uljen e proteines NF kappa B, nje faktor i sistemit imunitar qe zakonisht lidhet kryesisht me tumoret pergjate metastazave.

-Lakra e brukselit 

Lakrat e bruskelit përmbajnë një substancë që quhet glukosinolate, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e qelizave të gjirit.
Kujdes : që të mos humbas një sërë nga elementët e saj mirë është të shtohet tek i uji i valuar për 1 minutë dhe për më gjatë.

-Shega

 
Lëngu i shegës duhet të konsumohet edhe për te parandaluar, por edhe për të kuruar.
Këshillë: përgjatë periudhës që shega ka sezonin e saj, përpiquni ta konsumoni pak më shpesh sidomos femrat me histori sëmundjesh familjare.

-Çaji jeshil

Shumë studime në vitet e fundit vërtetojnë efektin e çajit jeshil për parandalimin e tumorit të gjirit, falë një substance e quajtur epigallokatekini (EGCG). 1-2 filxhanë përgjatë ditës do të ndihmonin sidomos femrat përgjatë periudhës së menopauzës.

-Vaji lirit & farat e tij 

Vaji dhe farat e tij përmbajnë lignane, substancë që përmban fitoestrogenes, të cilat mbrojnë kryesisht qelizat tumorale që lidhen me estrogjenet. Përdorimi i tij mund të jetë në sallata të ndryshme, farat , tek kosi i mëngjesit të shtypura, por edhe vaji mund të konsumohet në mëngjes 1 lugë gjelle.

-Hudhrat

Përfitimet e hudhrës për janë sa i përket qelizave tumorale , këshillohet të përdoret kryesisht e kombinuar me mishin, pergjate gatimit.

-Brokoli – lulelakra

Brokoli kryesisht përmban një substancë që quhet idolo-3-karvinoli (I3C), e cila gjendet kryesisht tek perimet jeshile të errët, dhe ndikon tek estrogjenet. Me këtë substancë është e pasur edhe lulelakra, por me një përmbajte pak më të ulët krahasuar me brokolin.
Këshillë: përpiquni të valoni ujin dhe ta vendosni për shume pak brokolin në ujin e valuar në mënyre që të përfitoni sa më shumë elementet ushqyese që ai përmban.

-Spinaqi

Sipas një studimi të rëndësishëm, femrat të cilat konsumonin rregullisht spinaqin të paktën 2 herë në javë, u vu re që 50% te tyre kishin me pak propabilitete për të pësuar tumor, pas kontrolleve të parametrave shëndetësore që ju janë kryer.

Këshillë: mund të përdoret i freskët tek sallata të ndryshme, sidomos në periudhën e vjeshtës, por dhe i zierë tek gatime te ndryshme si supa, omleta, pite, gatime me mishin e pulës etj.. nëse do ta konsumoni të zier përdorini zierjen si tek rasti i brokolit.

(Visited 408 times, 1 visits today)
i mëparshmi
Sallatë dimri
i ardhshmi
Kek i shijshëm çokollate
  • 408 Pamje
  • Vështirësia: Mesatare

Shpërndajeni në rrjetin tuaj social:

Apo ju vetëm mund ta kopjoni dhe shpërndani këtë link

Përzgjedh këtë recetë

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

i mëparshmi
Sallatë dimri
i ardhshmi
Kek i shijshëm çokollate