0 0
Ushqimet që balancojnë pH në trupin tuaj

Ushqimet që balancojnë pH në trupin tuaj

Directions

Share

Vlera brenda normave të lejuara të pH të gjakut është mes 7.35 dhe 7.45, që dtth se duhet të jetë lehtësisht bazik ose alkalin.

Në përditshmërinë tonë, na ndodh të konsumojmë ushqime me përmbajtje acide, të cilat mund të shkaktojnë efekte negative shëndetësore si gurët në veshka, përkeqësimin e kockave dhe të muskujve, kancer, probleme të mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet alkaline ju ndihmojnë për të balancuar pH-in, pasi përmbajnë natrium që shërben kundër aciditetit.

Ja një listë e tyre që duhet të nisni të konsumoni sa më parë:

Perimet

Brokoli i gatuar (6.30 – 6.85) është plot me vitamina C dhe A, fibra dhe acid folik. Ju mbron nga sëmundje të ndryshme kronike dhe ju ndihmon në procesin e detoksifikimit natyror.

Lulelakra e gatuar (6.45-6.80) përmban një mori vitaminash me veti anti-inflamatore dhe që mbrojnë nga sëmundja e kancerit, e zemrës dhe të trurit, madje edhe nga shtimi në peshë.

Lakra jeshile (5.20-6.75) është e pasur me acid folik, magnez dhe vitaminë C e K. Parandalon kancerin si dhe përmirësion tretjen tuaj.

Karrota (5.88-6.40) përmbajnë komponime alkaline natyrale, të cilat ju ndihmojnë të neutralizoni acidin e tepërt të stomakut, kolesterolin më të ulët, të përmirësoni vizionin dhe të minimizoni shenjat e plakjes.

Panxharët e gatuar (5.23-6.50) përmbajnë mangan, kalium dhe japin efekt anti-plakje në trupin tuaj, zvogëlojnë inflamacionin dhe madje ju ndihmojnë të bieni nga pesha.

Fruta

Avokado (6.27-6.58) përmban fibra të tretshëm.

Pjepri (6.00-6.67) është i pasur me kalium, fibra dhe ushqyes të tjerë. Këto përbërës janë në gjendje të bëjnë kockat dhe dhëmbët më të fortë, të rritin sistemin tuaj imunitar dhe të përmirësojnë shikimin tuaj.

Ullinjtë

Ullinjtë e pjekur (6.00-7.50) janë një burim i shkëlqyer vitaminë E dhe yndyrnave të pangopura, që shërbejnë si antioksidant natyror, zvogëlojnë shanset e shtimit në peshë, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe eliminojnë kolesterolin në gjak.

Spinaqi

Spinaqi (6.60-7.18) përmban vitaminën A, C, K dhe kalcium, të cilat prodhojnë efekte anti-kancer, pastrojnë trupin tuaj, si dhe forcojnë kockat dhe flokët tuaja.

(Visited 1,295 times, 1 visits today)
previous
Trahana me suxhuk
next
Vezë të ziera me kos
  • 1,295 Views
  • Vështirësia: Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

Duhet të kyçeni ose regjistroheni që ta ruani këtë recetë.

previous
Trahana me suxhuk
next
Vezë të ziera me kos